Tu e lexu qitash
Po ekzistojkan njerëz që janë edhe jo-binar, edhe lezbik, edhe shqiptar, edhe kosovar.

Po ekzistojkan njerëz që janë edhe jo-binar, edhe lezbik, edhe shqiptar, edhe kosovar.

JB – 20 vjeç

Qe shumë kohë jam ka du me qu diçka për #NdajeStorienTone edhe gjithmonë m’ka nal diçka.

Jo ma.

Unë jam nji njeri jo-binar shqiptar/kosovar (t’rrallë!). Edhe pse po bij n’cliche, tuj u rrit gjithmonë e kam dit që ka diçka ndryshe te une. Jam ni ndryshe, as knej as anej. N’klasë t’7 kam kuptu diçka për seksualitetin tem edhe kam menu që u kry. Kanë shku vjet edhe apet nuk m’ka fjetë n’zemër as emni, as stereotipet gjinore, as pritjet për mu. 

Dikun ka klasa e 8/9, kur i kam pas 15 vjet, e kam ndëgju për herë t’parë fjalën non-binary. Menjiherë jam interesu edhe kam dasht me dit çka i bjen me kan non-binary. Tu marrë vesh ma shumë, e pash që po m’flen n’shpirt edhe po m’bon mu ni diqysh mirë. 

Edhe pse e gjeta vetën me nji mnyrë, nuk mujta me shpreh vetën qysh dojsha për shkak t’përkufizimeve qe mu paraqiten prej shoqnisë, familjes, gjuhës, rrethit, etj. etj. 

Kqyre edhe qito

Kalun do vjet edhe kur e përfundova shkollën e mesme dola jashtë Kosovës me nji ven ku flitet nji gjuhë pa gjini gramatike (i/e, ai/ajo, etj). E gjeta nji shoqni që ish e gatshme me m’thirrë n’emër, me m’i përdorë përemrat, me m’përkrahë n’krejt kët udhëtim.

Edhe pse u kanë vshtirë sa kesh n’Kosovë, nuk muj me i harru krejt ata njerëz që m’kanë majt gjallë. Që kanë kajt me mu midis parkut e mi pallat t’rinisë.

M’kanë ba me gjetë vetën. Me zbulu që po ekzistojkan njerëz që janë edhe jo-binar, edhe lezbik, edhe shqiptar, edhe kosovar.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top