Tu e lexu qitash
Kur “Friends” shfaqi për herë të parë në televizion martesën mes seksit të njëjtë

Kur “Friends” shfaqi për herë të parë në televizion martesën mes seksit të njëjtë

Seriali i njohur amerikan ‘Friends’, i shfaqur nga viti 1994 deri në vitin 2004, është i pari serial televiziv që ka përfshirë në skenar martesën midis seksit të njejtë.

Kur fillon seriali, personazhi Ross është i divorcuar dhe jeton vetëm, pasi gruaja e tij Carol kishte filluar një aferë lezbike me një grua, me të cilën përfundoi në lidhje serioze romantike. Ndërsa seriali vazhdon, zbulohet se ajo është shtatzënë me fëmijën e tij, por jeton me partneren e saj Susan. Fëmija lind dhe jeton me dy gratë, dhe çifti shpejt vendosin të martohen.

Fatkeqësisht, episodi ku ndodh kjo, me titullin “The One With the Lesbian Wedding”, në vitin 1996, u ndalua të transmetohej nga bashkëpunëtorë të caktuar të kompanisë së transmetimit televiziv NBC.

Jane Sibbett dhe Jessica Hecht, të cilat portretizuan perzonazhet Carol dhe Susan, u shfaqën në emisionin ‘Lorrene’ të kanalit televiziv ITV për të biseduar rreth shfaqjes dhe episodit, i cili nuk u transmetua në disa qarqe në Texas dhe Ohio.

“Ishte dasma e parë lezbike që u shfaq ndonjëherë në TV dhe disa bashkëpunëtorë bllokuan transmetimin për shkak të kësaj.

Por gjithçka funksionoi për të mirë më pas, sepse arritëm të kemi kaq shumë vëmendje nga mediat për shkak të atij bllokimi. Ne, në fakt, fituam çmime për atë skenar” tha Jane.

Kqyre edhe qito

Ajo shtoi: Mbaj mend që në një ceremoni çmimesh që u mbajt nga një organizatë që punon me familjet gej, kam takuar një burrë i cili më tha:

“Nëse do të kisha shembuj si Carol dhe Susan për të ndjekur kur isha djalë i ri, me siguri nuk do të isha përpjekur të bëja vetëvrasje aq shumë herë.”

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top