Tu e lexu qitash
Familja mujnë me m’pa për ato që unë jom, po nuk jom t’u ndje sen.

Familja mujnë me m’pa për ato që unë jom, po nuk jom t’u ndje sen.

F – 19 vjeç

E kom pas zakon gjithë me i lexu storiet e njerëzve për çkado që iu ndodh e çka përjetojnë. E kom ndje gëzimin ose mërzinë e tyne. Tash, qe ku jom unë prej nji dhimtës mrena n’vete e humbjes ma t’madhe për mu, po e ndaj storien tem. Jom femën 19 vjeçare, lezbike, me nji familje t’dashtun e t’kuptushme, me ni shoqni t’pazavendësushme, ama me nji mungesë që e kom pas për dashni.


Gjithë kom dasht’ me e plotësu edhe gjithë jom kon ajo që kom rreziku, kom provu me u shprehë, kom dhanë copa t’mija prej dashnisë tem edhe pse në njerëz t’gabum që s’i kom marrë ato copa prej tyne. “Hajt se ke marr mësim, men për tjera herë”- i kom ni shumë herë kto fjalë edhe prej vetës, po njerëzit që m’njohin mujnë me ditë pse nuk merr mësim kurrë zemra jem edhe ajo mena meje hala beson në t’mirë.

Qashtu e dëshprume kom vazhdu me mendimin se çdokush e ka ni dashni t’jetës, dikon që ta kthen dashninë, që osht’ afër teje edhe që nuk dorëzohet kurrë prej teje. Tash mbërriva n’pjesën tem t’preferume t’jetës, n’andërrën tem ma t’madhe, ku e kom gjet dashninë e jetës tem.

Kqyre edhe qito


Po kjo femën nuk ish kon thjesht nji dashni e jetës – u kon motër, shoqe, gru, familje. Gjithçka kena përjetu bashkë për ni kohë shumë t’gjatë edhe mas rrethanave, problemeve, ndalesave tona, na jena kon prapë bashkë. Po del që mes botës edhe meje ajo e zgjedh botën. Besomëni që e kom ndje gjithë, po jom kon edhe jom shumë e dashurume për me besu që ka me ndodh najherë. Femna që e du normal e ka zgjedh familjen para meje përderisa unë jom kon t’u bo lutje e t’u i ndjek qëllimet e mia me to e t’u i bo andrrat që i kena nda bashkë, po thjesht tash mbetën andrrat e mia.

Arsyeja pse sot unë muj me kajt lirshëm n’krahë t’mamit, babi m’pyt çdo ditë se qysh jom e qysh po ndihna, e vllau e motra nuk ndalen t’u m’jep këshilla e përkrahje, se n’momentin që ajo m’ka lon për shkak t’dyshimeve t’familjes t’saj, unë i kom tregu familjes tem që jom e dashurume n’femën. E vetmja arsye që ata m’kanë pranu osht’ që m’njohin mu edhe e dijnë çfarë dashnie ka mrena meje, e ma në fund e qita jashtë në nji person. Po vërehet që jom shliru me diçka që e kom jetu deri tash; familja mujnë me m’pa për ato që unë jom, po nuk jom t’u ndje sen. Edhe nëse e kom nji liri, nuk po du me shfrytëzu.

Si një përfundim, njerëz, përjetoni dashni! Jetojeni jetën! Shijojeni! Mos ngurroni! Mos u dorëzoni! Gjeje atë person edhe fali gjithçka edhe nësë ju thojnë “njerëz të çmendun”, shpresoj që nuk iu përfundon storia, dashnia, andrra e jetës si mu.

Leni njerëzit le t’ju dojnë qysh ata ju dojnë! E kom pa gjithë thanjen që e kom anashkalu “Nuk mundesh me ditë kurrë kur osht’ hera e fundit qe mundeni me e pa nji person, nji vend a nji ndjenjë”. Sado pak që mundet me ndiku kjo storie, bone nji hap t’madh drejt dashnisë edhe nëse t’kushton shumë se nuk jetohet me boshllëkun e saj. 

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top