Tu e lexu qitash
Imagine Me and You

Imagine Me and You

F – 20 vjeç

Po e filloj storien me faktin që kurrë skom besu në dashuri në shikim të parë.

Për herë të parë kur e kom pas pa filmin “Imagine Me & You” gjithmonë kom menu nëse mundet me ndodh edhe në jetën reale edhe gjithmonë e kom paramenu veten me ni çikë.

Ndodhi që ni natë në Prizren e pash dikon, amo senin e parë që e kom vrejt osht kon ngjyra e flokve. I ka pas të kuqe edhe të preme shumë shkurt. E di që niherë kom menu që veç cool hair i ka edhe sen tjetër amo në moment, ajo u kthy edhe më ndodhi edhe mua ajo mrekullia; mu ndal koha edhe sytë tonë u takun. Në at’ moment veç ato e kom pa, po edhe ajo mu, edhe jom lut që me ardh edhe ajo n’drejtim temin veç që me mujt me e pa ma shumë, me admiru ma shumë se për herë të parë në jetën tem m’ka rreh zemra për dikon. Fatkeqsisht, nuk kom mujt me i fol edhe ma nuk e kom pa. Menoj vazhdimisht për to edhe shumë pendohna që nuk jom njoftu me to.

Kshtu që, nëse e keni naj rast, shfrytëzojeni, se unë menoj që e kom hup dashninë e jetës edhe pse nuk e kom njoft.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top