Thirrje për poezi LGBTIQ+

Poezia me karakter LGBTIQ+, e shkruar në shqip apo jo, është pothujse joekzistente në diskursin publik dhe literaturën tonë. Kjo ndodh kryesisht për shkak të heteronormativitetit dhe tendencës për të asgjësuar dashurinë dhe përvojën e personave LGBTIQ+. Përkundër kësaj, poezia LGBTIQ+, mbi të gjitha, është krijuar dhe vazhdon të krijohet, duke vënë themel në rezistencë dhe krijimtari të jashtëzakonshme letrare.
 
Aleanca LGBT dhe Dylberizm janë shumë të lumtur më i ftu të gjithë/a poetët/tet LGBTIQ+ që shkruajnë shqip të ndajnë me neve shkrimet e tyre. Të gjitha shkrimet do të mblidhen në revistën e parë letrare me poezi queer.

Andaj, nëse jeni person LGBTIQ+ që keni shkruar poezi për çfarëdo teme, sidomos me temë LGBTIQ+, ju inkurajojmë të ndani me neve shkrimet e juaja. Poezitë mund t’i dërgoni edhe anonimisht dhe në revistë të figuroni si poet/e anonim.

Arkivimi dhe dokumentimi i krijmtarisë letrare me karakter LGBTIQ+, me vargje të ndjeshme të përvojave tona, është shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Andaj, ju inkurajojmë të na bashkoheni në këtë nismë dhe të ndani me ne shkrimet e juaja.

Poezitë e personave LGBTIQ+ janë akt rezistence, dukshmërie dhe fuqizimi. Andaj, ne jemi të lumtur ta sjellim në jetë dhë më afër publikut edhe këtë pjesë të artit dhe kulturës sonë.

Nëse keni ndonjë pyetje ose koment, mos hezitoni të na shkruani.

Poezitë mund t’i dërgoni në këtë email adresë: dylberizm@gmail.com.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top