Tu e lexu qitash
Po tutna me provu me kon n’shtrat me ni mashkull

Po tutna me provu me kon n’shtrat me ni mashkull

F – 23 vjeç

S’pari, jam vajzë 23 vjeçe. Kur i kam pas 18 vjet e kam kuptu që kam ndjenja për femna edhe prej qaty ka fillu rrugëtimi jem homoseksual. Shumë sfida, shumë emocione, ups and downs… e çkamos tjetër. 2 vjet kam jetu me menimin që jam biseksuale, mirëpo kurrë me djem nuk kam dal. Nuk kam pas interes me dal me ta. Mrena ktyne 4 vjetve i kam pas 3 lidhje me femna – me djem kurrë s’kom pas sen.

Në 2020 kur jom nda prej ish të dashurës, kom tentu me fol me 1 djalë që m’pëlqejke po kur filloi biseda me u bo erotike unë u tërhjeka total edhe m’kapi panika, qaty e kuptova që ai sen nuk m’pëlqen edhe e kategorizova vetën si lezbike.

Prapë nji tjetër lidhje me femën, prapë ndarje e mas ndarjes së fundit në 2021 sikur fillova me pas nifar tërheqje seksuale ndaj meshkujve.

E di që munet me tingllu absurde kjo storje e jemja, mirëpo për mu të qenurit gej nuk osht vetëm seksualitet. Për mu osht ideal; osht lufta jeme kundër krejt botës; osht ajo çka krenona ma s’shumti; lufta jeme kundër patriarkatit; edhe me nifar forme edhe lufta kundër meshkujve. Pse kundër meshkujve? Gjithmonë kam pas ndërhyrje t’meshkujve nëpër lidhjet e mia, jam bind që ata prap e kanë fuqinë me e marr cilën femën t’dojnë. Edhe prej këndvështrimeve tjera e kam kuptu këtë sen.

Eh ku mbeta? Po tutna mos jom biseksuale ose edhe ma keq – straight. Po tutna mos e kam pas vetëm fazë… Ka shumë kohë që po ja shtypi vetit emocionet, nuk kam fol me kërkon për këtë sen, sidomos shoqninë e ngusht se e di çka kanë me m’thanë: “O gjith bre e kena dit se ki me përfundu me mashkull.”

Kqyre edhe qito

Po tutna me provu me kon n’shtrat me ni mashkull, po tutna që ka me m’pëlqy e kom me dasht’ prapë me bo… e masnej prapë, e prapë… e kom me përfundu në lidhje. Trupi po m’jep reagim të natyrshëm kur shoh straight p*rn. Nuk po muj me ja leju vetit me i shkel idealet e mia, me shkel at’ që kam luftu qe 4 vite, nuk po du me ju dorëzu emocioneve seksuale. Gjithmonë jetën teme e kam ëndërru me gru. Edhe hala e ëndërroj, bile po du me shkatrru kto ndjenja seksuale që po m’vijnë për meshkuj. Po m’vjen gërrdi prej vetit tem që po tërheqna prej tyne.

Nuk e besoj që najkush ka me kuptu deep down esencën, e di që krejt keni me m’thonë “mos i shtyp ndjenjat e tua” but it’s not that simple.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top