Tu e lexu qitash
Përse një muzikant queer dhuroi 500 mijë dollarë për Akademinë e Arteve ku kreu studimet?

Përse një muzikant queer dhuroi 500 mijë dollarë për Akademinë e Arteve ku kreu studimet?

Justin Tranter “nuk është i sigurt nëse do të isha akoma gjallë” pa Akademinë e Arteve të Çikagos.


Kantautori queer, me gjini jokonformiste — i njohur që ka punuar me ikona muzikore si Lady Gaga, Britney Spears, Kesha, Kelly Clarkson dhe Demi Lovato — bullizohej në shkollë publike përpara se të transferohej në shkollën e mesme të pavarur të arteve interpretuese në 1995. Atje, gjeti qasjen që i nevojitej për të lulëzuar si krijues, si dhe për të gjetur sigurinë si një njeri i ri queer.


“Bullizmi që përjetova në shkollë publike ishte kërcënues për zemrën, mendjen time dhe pak para se të largohesha ishte kërcënim edhe për sigurinë time fizike”, u deklarua Tranter.


“Akademia siguroi një komunitet në vitin 1995, që edhe në ditët e sotme, në vitin 2023, do të mund të konsiderohej utopik. Ishte i larmishëm në çdo kuptim të fjalës. Diçka e këndshme në tërësi. Do të isha i pavlerë pa atë vend.”

Përpos që po mbështetet Akademinë, Tranter shpreson që donacioni të dërgojë edhe njëfarë mesazhi shkollave — dhe politikanëve që i mbikëqyrin ato — që në vend të stigmës dhe cenzurës, institucionet për mësim duhet të krijojnë hapësira të sigurta për studentët.


“Le të ekzistojmë pa frikë. Le të mësojmë për historinë LGBTQ+ pa frikë. Le të jemi
queer. Dhe le të dinë ngacmuesit se sjellja e tyre nuk do të tolerohet. Çdo projekt-ligj anti-LGBTQ+ që paraqitet nga ndonjë përbindësh në qeverinë tonë, inkurajon një grup tjetër të çmendurish urrejtës të mendojnë që urrejtja e tyre është e justifikuar. Mjaft më e përdorën rininë tonë si peng për vota në zgjedhjet”, shtoi Tranter.


Tranter gjithashtu dëshiron t’i tregojë botës “se edukimi i artit është jetik dhe se shkollat e sigurta janë jetike”.

Tranter është testament i gjallë i fuqisë së edukimit artistik. Përveç shkrimit të
këngëve për emrat më të mëdhenj të muzikës, Tranter është producenti ekzekutiv
muzikor dhe kompozitori i Rise of the Pink Ladies — seriali paraprirës nga Grease që
do të debutojë në Paramount+ në prill. Tranter krijoi 30 këngë origjinale për sezonin e parë.


“Sapo lexova skenarin e shkëlqyer të Annabel Oaks për projekt-pilotin, ftofa të gjithë ata që njihja për të punuar”, tha Tranter. “Pink Ladies kanë qenë gjithmonë pjesa ime preferuar e Grease, dhe historia e origjinës që ka krijuar për to është plot me dashuri
Grease-y, ndërkohë që akoma ndihet relevante”.

Kqyre edhe qito


“Jam shumë mirënjohës për muzikën pop dhe gjithmonë shpresoj të jem pjesë e këtij zhanri, por rrënjët e mia të hershme lidhen me muzikën teatrale, dhe është mirë të kthehem aty. Grease ka qenë kaq influencues sepse ngërthen këngë vërtet të
shkëlqyera të zhanrit pop-rock që ndihmuan në përndritje në një kohë kur adoleshentët po e shtynin kulturën përpara dhe po shkaktonin panik moral te gjeneratat më të vjetra. Dhe për fat të mirë, adoleshentët gjithmonë e bëjnë këtë. Pra, edhe pse filmi është i mbushur me nostalgji, ndihet përherë aktual”, shtoi Tranter.


Tranter është përkushtuar edhe në mënyra të tjera për t’u dhënë një platformë të
rinjve: E drejton kompaninë e vet diskografike, ku promovohen artistë të tjerë LGBTQ+, disa nga të cilët cili vitin e kaluar performuan së bashku me Brandi Carlile në festën e Oscars të Elton John.


“Kam kaluar kohë të mrekullueshme se fundmi duke punuar në albumin debutues të
Jake Wesley Rogers, duke bërë disa sesione magjike me këngëtarin ikonik, Reneé
Rapp, dhe me të vërtetë duke gërmuar me kompozitorë të rinj në kompaninë time
Facet. Të ndjekësh e promovosh megayjet është gjë e lezetshme, por brezi i ardhshëm e i ri i talenteve është çka realisht më shtynë përpara”, tha Tranter për OUT Magazine.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top