Tu e lexu qitash
Dashninë mos e mshef!

Dashninë mos e mshef!

M – 19 vjeç

Po kom qejf me i ra shkurt edhe me fjalë t’preme. Jom gej, 19 vjeçar, edhe krenohna që jom qeky që jom! Se unë jom unë.

E kom pas shumë lehtë me pranu veten, edhe me ditë se kush përnime unë jom. Nuk e di ka m’ka buru kjo energji edhe kjo dashni për vetën tem. Jom, edhe vazhdoj të jem me fat që edhe gjenerata jem që i njoh e që i kom rrethin ma t’mirë n’botë, shumica janë pjesë e komunitetit tonë, e pjesa tjetër janë mbështetësit ma t’mdhej që i kom pa najherë n’jetën tem! Gjith e kom ditë që unë jom tu pa diçka shumë ma ndryshe se të tjerët, në këtë rast shokët e mi t’klasës, t’mahallës dmth me gjininë tem t’njejtë, po kurrë s’kom tentu që me bo t’madhe ose diçka ma tepër, se jom ni rahat n’qat sen që kom mujt me e ndje.

Kqyre edhe qito

E ceka edhe në fillim se nuk e di ka m’ka ardh kjo energji, e deri sa unë dola n’shkollë t’mesme fillova me i msu koxha do sene ma t’thella, me vetën! Edhe veç energjia edhe vetbesimi shkojke tu mu  rritë ma shumë, e edhe rahatia me vetën. Kur kom come-out te shoqnia jem e shkollës së mesme, m’kanë mbështet prej momentit të parë, e mandej tu njoftë njerëz t’ri, shoqni t’re, grupe t’reja, e tu u ndi ma rahat, e gjeta vetën n’kto momente ku po ndihna shumë okej me atë që jom! 

Në fund të fundit kërkush s’kemi pas planprogram para se me lind se qysh ka me qenë e çfarë ngjyre kom me i pas flokt! Po e them edhe diçka, në lidhje me vetën: Dashninë mos e mshef! Thuje qat sen që e ki e që e ndjen, t’lutem, vetëm thuje, bone t’pamundurën që me thonë e me u shpreh. T’lutna mos rri n’luftë me vetën, se dashnia nuk osht për me u mohu osht për me u çmu, e në qoftë se personi afër teje nuk e çmon, çmoje ti vetën! E ke bo, e ke thonë, s’e ke marr qato që e ke lyp, leje! Edhe pse so lehtë, veç leje, edhe vazhdo jeto qysh ke jetu edhe n’kohën kur ke qenë në luftë me vetën. Ki me qenë ma shlirë, se je kallxu vetja! Ti ke kallxu se çka je tu ndje mrena shpirtit tond t’pastër, pa marr parasysh a ka qenë shoqja jote e ngushtë, a shoku, a dikush sa ja ke nis me e njoftë, nuk ka rëndësi! Veç që kanë me u plotësu krejt senet me kohë! Nuk o marre me qenë vetja kurrë! Nuk e di a mujta me i cek krejt senet që dashta me i thonë për vetën, po shpresoj që kom mujt me bo diçka. T’lutna duje vetën! DUJEEEEE!!!!!!!!!!!! Ju puchi krejtve <3

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top