Christina Aguilera do të performojë në koncertin e EuroPride Valletta 2023
Allied Rainbow Communities (ARC), organizator i EuroPride Valletta 2023, një ngjarje e mbështetur nga Parliamentary Secretariat for Reforms and Equality (Sekretariati Parlamentar për Reforma dhe Barazi), të lumtur njoftuan se superylli ndërkombëtar Christina Aguilera do të jetë artistja kryesore e koncertit të shumëpritur më 16 shtator 2023, pas Marshit të Krenarisë në kryeqytetin e Maltës, Valetta.
Me talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe mbështetjen e palëkundur për komunitetin LGBTIQ+, Christina Aguilera është zgjedhja parë nga ta si zgjedhja perfekte për “Koncertin Zyrtar EuroPride Valletta 2023”, i cili synon të festojë diversitetin, barazinë, përfshirjen dhe të sjellë së bashku njerëz nga e gjithë Evropa e më gjerë në një festë gjallëruese të solidaritetit. Këngëtarja Aguilera që ka fituar një sërë çmime planitum, e njohur për vokalin e saj të fuqishëm dhe performancat magjepsëse, do të ngjitet në skenën e The Granaries për t’i dhënë komunitetit një përvojë të paharrueshme. Fansat mund të presin me padurim një performancë emocionuese, ndërsa Aguilera do të performojë për herë të parë në Maltë hitet e saj që janë në krye të top-listave muzikore.
Maria Azzopardi, kryetare e Allied Rainbow Communities (ARC), e emocionuar tha: “Koncerti zyrtar EuroPride Valletta 2023 me Christina Aguileran do të jetë një tjetër moment kryesor, pas Marshit të Krenarisë në Valletta, i cili bashkon komunitetin LGBTIQ+ nën moton ‘Equality from the Heart (Barazi nga Zemra)’. Kjo ngjarje është një moment i fuqishëm bashkimi dhe festimi që tregon përparimin e jashtëzakonshëm që komuniteti ynë ka bërë drejt barazisë. Jemi të kënaqur që Christina Aguilera, një ikonë dhe aleate e vërtetë, do të jetë artistja kryesore e koncertit.”
Koncerti Zyrtar EuroPride Valletta 2023 premton të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme që pasqyron frymën dhe vlerat e EuroPride.
Mbrëmja me muzikë dhe festa e jashtëzakonshme do të ndodh në The Granaries (Il-Fosos) në Floriana, Maltë, më 16 shtator 2023.
Çka është EuroPride?
EuroPride është një ngjarje mbarë evropiane e ndërkombëtare për komunitetin LGBTQ+ që në qendër ka Paradën e Krenarisë që mbahet çdo vit nga një qytet të ndryshëm evropian. Qyteti mikpritës zakonisht njihet për që veçse organizon Paradat e veta të Krenarisw ose njihet se ka një komunitet të fortë LGBTQ+. Kur votohet për qytetin mikpritës – eksperienca e organizatorëve, rëndësia politike e ngjarjes për rajonin dhe miqësia karshi komunitetit LGBTQ+ e qytetit mikpritës – të gjitha mirren parasysh.
Leja për EuroPride është në pronësi të European Pride Organizers Association (Shoqata e Organizatorëve Evropianë të Krenarisë), një organizatë ombrellë për organizatorët e European Pride (Krenarisë Evropiane). Qyteti mikpritës i Shoqatës zgjidhet nga organizatat anëtare.
EuroPride për herë të parë u festua në Londër në vitin 1992, ku në turmën e pjesëmarrësve morën pjesë përreth 100,000 persona. Që atëherë, EuroPride ka vazhduar të rritet si për kah numri ipjesëmarrësve, ashtu edhe për kah rëndësia politike, edhe pse jo gjithmonë në të njëjtën kohë. Në vitin 1997 në Paris mbi 300,000 njerëz marshuan në Bastille. Në vitin 2011 rreth një milion njerëz morën pjesë në festimet e Krenarisë në Romë pranë Colosseum. Janë mbajtur disa EuroPride në shkallë më të vogël, si në Varshavë, Poloni, ku 10,000 njerëz me guxim dolën në rrugë për të mbajtur një demonstratë të rëndësishme politike që rezultoi të ishte një pikë kthyese për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ në Poloni – shteti akoma konservator e ish-komunist. Në vitin 2015, EuroPride u mbajt në Riga, Letoni, për herë të parë në një shtet ish-sovjetik; ndërsa në vitin 2022 u zhvillua në Beograd, Serbi, për herë të parë në Evropën Juglindore.
Në konventën e Shoqatës së Organizatorëve Evropianë të Krenarisë thuhet se një ngjarje WorldPride (Parada e Krenarisë Botërore) e mbajtur në Evropë zakonisht mban titullin e EuroPride, kështu që nuk mbahen dy ngjarje ndërkombëtare të krenarisë LGBTQ+ në Evropë në të njëjtin vit. Në vitin 2017 Parada e Krenarisë Botërore u zhvillua në Madrid të Spanjës, ndërsa në vitin 2021 ishte në Kopenhagë të Danimarkës, e në vitin 2026 do të jetë në Amsterdam të Holandës.
WorldPride, organizuar nga InterPride (International Pride Organizers Association), pjesë e së cilës është EPOA (European Pride Organizers Association), është një ngjarje ndërkombëtare e Krenarisë që promovon çështjet LGBTIQ+ në nivel global.
EuroPrides që do mbahen në vitet e ardhshme
2023: Valeta, Maltë
2024: Selanik, Greqi
2025: Lisbonë, Portugali
2026: Amsterdam WorldPride, Holandë
Qytetet mikpritëse të EuroPride në renditje kohore
1992 Londër
Berlin 1993
1994 Amsterdam
1996 Kopenhagë
1997 Paris
1998 Stokholm
2000 Romë (WorldPride)
2001 Vjenë
2002 Këln
2003 Mançester
2004 Hamburg
2005 Oslo
2006 Londër
2007 Madrid
2008 Stokholm
2009 Cyrih
2010 Varshavë
2011 Romë
2012 Londër (WorldPride)
2013 Marsejë
2014 Oslo
2015 Riga
2016 Amsterdam
2017 Madrid (WorldPride)
2018 Stokholm & Goteborg
2019 Vjenë
2020 Selanik (u shtye për 2024 për shkak të COVID19)
2021 Kopenhagë (WorldPride)
2022 Beograd
2023 Valeta
2024 Selanik
2025 Lisbonë
2026 Amsterdam (WorldPride)