Tu e lexu qitash
Aktivistët nderojnë adoleshenten transgjinore të vrarë në mënyrë mizore në Beograd

Aktivistët nderojnë adoleshenten transgjinore të vrarë në mënyrë mizore në Beograd

Paralajmërim: Ky postim diskuton dhunën,  gjymtimin, vrasjen, femicidin, transfobinë dhe krimin e urrejtjes, traumën, dhe përmbajtja e mëposhtme mund të ketë elemente që nuk janë të përshtatshme për disa lexues.

Aktivistë të shumtë dhe 29 organizata të shoqërisë civile në Serbi të premten kërkuan “dënimin më të rëndë të parashikuar nga kodi penal” për vrasësin e Noa Milivojev, 18 vjeçare, trupi i së cilës u gjet në një apartament në qendër të Beogradit, njofton Balkan Insight.

“Kërkojmë ndjekje penale të menjëhershme dhe dënime të rënda për të gjithë bashkëpunëtorët që morën pjesë në këtë krim të tmerrshëm me veprimet apo mosveprimet e tyre”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ata theksuan gjithashtu se vdekja e saj është femicidi i 22-të me radhë në vitin 2023 në Serbi.

Trupi i Noa Milivojev i gjetur të enjten, dyshohet se ishte i prerë. Po atë të enjte, policia në Beograd arrestoi një të dyshuar 33-vjeçar në banesën e të cilit u gjetën pjesë të trupit të viktimës. Ata dyshojnë se “O.D.” vrau adoleshenten dhe më pas ia copëtoi trupin.

Sipas raportimeve të mediumit serb Nova.rs, në profilin e saj në rrjetet sociale, kryesisht në Tiktok, Noa ndiqej nga një numër i madh personash me të cilët ndante detaje nga jeta e saj. Mirëpo, më 17 qershor, ajo u zhduk në Beograd, dhe familja e saj e raportoi të zhdukur dhe bënë apel në media dhe rrjete sociale, sepse për një kohë të gjatë nuk po mund ta merrnin atë në telefon.

Noa Milivojev Foto: Da se Zna

Më pas u raportua se në ditën e zhdukjes së saj, ajo u dëgjua paraprakisht me nënën e saj dhe i tha se do të shkonte te i dashuri i vet.

“Ajo që dihet është se policia ka marrë në pyetje djalin tek i cili dyshohet që Noa ka shkuar atë ditë, por ai i ka thënë policisë se nuk e ka parë atë ditë”, kështu ka deklaruar për portalin Nova.rs një burim i afërt i familjes.

Tri javë më vonë, policia e gjeti të vdekur Noan në një banesë në Beograd.

I dyshuari për vrasjen e saj është dërguar në mbajtje dhe sipas informacioneve fillestare, ka qenë ai që u ka treguar pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë se ku ndodhet trupi i saj.

Kqyre edhe qito

Me të mbërritur në vendngjarje, policët kanë konstatuar një skenë të tmerrshme – pjesë të trupit të saj, sipas informacioneve jozyrtare, ishin në qese dhe kova.

Aktivistë të shumtë nderuan Noan në Beograd duke ndezur qirinjë pranë flamujve trans në sheshin kryesor të Beogradit. Foto: Da se Zna.

Gjatë hetimeve për zhdukjen është marrë në pyetje i riu me të cilin ajo ka shkuar në ditën e zhdukjes. Ai dyshohet se është kryesi i krimi dhe siç mësojmë ka pranuar krimin në polici.

“Krimi ka ndodhur në objektin ku banon i dyshuari”, thotë burimi i Nova.rs.

Sipas raportimeve të Nova.rs nga vendi i ngjarjes, i riu është arrestuar në mbajtje me pranga në duar.

Aktivistët dhe organizatat e shoqërisë civile thirrin për vëmendje rreth faktit se dhuna ndaj grave transgjinore në Serbi është në rritje, dhe se “gratë transgjinore janë një nga grupet më të cënuara e margjinalizuara të në shoqërinë serbe dhe se janë gratë transgjinore ato të cilat shpesh janë viktima të krimeve më të egra dhe brutale në botë”.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top