Tu e lexu qitash
Qysh po manifestohet kultura queer në festivale të Kosovës?

Qysh po manifestohet kultura queer në festivale të Kosovës?

DokuFest, Anibar dhe Prishtina Queer Festival janë krejt festivale që ndodhin në Kosovë. Secili festival ka prapavijë ndryshe, ama kanë një qëllim të përbashkët – gjithëpërfshirjen dhe emancipimin shoqëror. 

Në kuadër të Javës së Krenarisë, u mbajt diskutimi mbi festivalet në Kosovë dhe aspekti queerness, ku përfaqësues të festivaleve të lartpërmendura diskutuan se sa e rëndësishme është që të shfrytëzohen këto platforma për të rritur dukshmërinë LGBTIQ+ nëpër komunitete të ndryshme të Kosovës.

Viti i kaluar, ishte një vit ku kultura queer u manifestua më së shumti. Duke filluar me Anibar dhe Dokufest që shtjelluan çështje queer e deri te krijimi i Prishtina Queer Festival, që u mbajt për herë të parë në Prishtinë.                     

Lindja e idesë së Prishtina Queer Festival vjen pikërisht si nevojë për të pasur një platformë të re ku kultura dhe artistët queer ekspozohen. Duke e marrë parasysh se sa pak aktivitete kemi gjatë vitit që fokusohen specifikisht në çështje queer, Prishtina Queer Festival vjen për ta sfiduar këtë normë dhe për të krijuar hapësira të reja dhe të sigurta për komunitetin LGBTIQ+.

Dukshmëria që është bërë viteve të fundit karshi çështjeve LGBTIQ+, përpos që ka rritur përfaqësimin, njëkohësisht ka ndikuar në sfidimin e kulturës heteronormative e cila shihet hapur në filma, muzikë e skena teatrale, duke e mohuar absolutisht ekzistencën queer.

Edicioni i parë i Prishtina Queer Festival refuzon këtë mohim. Përgjatë këtij edicioni kanë skaduar këto norma dhe haptazi e kemi bërë të qartë se ekzistenca LGBTIQ+ është kënduar nga rapsodë e janë thurur vargje nga poetë të ndryshëm qysh moti.

Kjo do të vazhdoj. Në edicionin e dytë që po vjen me 6, 7 dhe 8 shtator, na pret një program i pasuruar me artistë queer dhe, përsëri, me një përfaqësim të dinjitetshëm të kulturës tonë.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top