Tu e lexu qitash
THIRRJE E HAPUR PËR APLIKIME

THIRRJE E HAPUR PËR APLIKIME

Trajnim për gazetarët e rinj: Raportim i përgjegjshëm për çështjet LGBTIQ+

Dylberizm, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), shpall thirrjen e hapur për aplikime për të rinjtë që dëshirojnë të marrin pjesë në një trajnim të specializuar mbi raportimin e përgjegjshëm dhe etik për çështjet LGBTQI+.

Ky trajnim synon të pajisë gjeneratën e re të gazetarëve dhe profesionistëve të medias me njohuritë, aftësitë dhe ndjeshmërinë e nevojshme për të raportuar me saktësi dhe profesionalizëm mbi temat queer, duke kombinuar qasjet e gazetarisë hulumtuese me ndjeshmërinë sociale.

Çfarë do të përfitoni nga trajnimi?

  • Njohuri më të thelluara mbi çështjet LGBTQ+, terminologjinë dhe realitetet e jetës queer në Kosovë.
  • Udhëzime praktike mbi përdorimin e gjuhës së respektueshme, shmangien e stereotipeve të dëmshme dhe raportimin etik mbi identitetin gjinor, orientimin seksual dhe margjinalizimin.

Kush mund të aplikojë?

  • Studentë/e të gazetarisë nga Universiteti i Prishtinës dhe institucione të tjera të arsimit të lartë.
  • Gazetarë/e të rinj që duan të forcojnë aftësitë e tyre profesionale.
  • Të rinj të interesuar në fushën e medias dhe raportimit të përgjegjshëm.

Detaje praktike:

Afati për aplikim: 30 mars 23:59.

Data dhe vendi i trajnimit: 2 prill, Prishtinë

Si të aplikoni?
Aplikimet pranohen në këtë formë.

Ky aktivitet zbatohet me ndihmën e ERA dhe Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Dylberizm si organizatë zbatuese dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e ERA-s ose të Bashkimit Evropian.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top