Tu e lexu qitash
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përjashton atletet transgjinore nga Lojërat Olimpike 

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përjashton atletet transgjinore nga Lojërat Olimpike 

Atletet transgjinore janë përjashtuar nga garat e vajzave/grave në Lojërat Olimpike, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar miratoi të enjten një politikë të re për kriteret e pranimit. 

“Pjesëmarrja në çdo garë të kategorisë së vajzave/grave në Lojërat Olimpike ose në çdo event tjetër të Komitetit, përfshirë sportet individuale dhe ato ekipore, tani kufizohet vetëm për persona të përcaktuar si femra në lindje”, tha Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, duke shtuar se kjo do të përcaktohet përmes një testi gjenetik të detyrueshëm, i cili do të kryhet një herë gjatë karrierës së çdo atleteje.

Nuk është e qartë se sa, nëse ka fare, gra transgjinore që garojnë në nivel olimpik. 

Asnjë grua transgjinore nuk mori pjesë në Lojërat Verore të Parisit 2024, përve Laurel Hubbard, peshëngritëse, që garoi në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021, pa fituar medalje, raporton CNN.

Politika e pranueshmërisët, e cila do të zbatohet nga Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit në korrik të vitit 2028, “synon të mbrojë drejtësinë, sigurinë dhe integritetin në kategorinë e grave”.

 “Ajo nuk ka efekt prapaveprues dhe nuk zbatohet për sportet në nivel bazë apo programe rekreative”, thekson Komiteti Olimpik, statuti i të cilit përcakton se qasja në sport është një e drejtë themelore e njeriut.

Në SHBA, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të titulluar “Mbajtja e meshkujve jashtë sporteve të femrave” në shkurt të vitit të kaluar dhe premtoi të refuzojë vizat për disa atletë që tentojnë të garojnë në Lojërat e Los Anxhelosit. Urdhri gjithashtu kërcënoi me ndërprerjen e fondeve për organizatat që lejojnë atlete transgjinorë të marrin pjesë në sportet e grave.

Pas një mbledhjeje të bordit ekzekutiv, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar publikoi një dokument politikash prej 10 faqesh, i cili gjithashtu vendos kufizime tjera për atletet gra, si në rastin e Caster Semenya, që u zgjedh kampione olimpike dy herë  në vrapim, , e cila kishte gjendje mjekësore të njohur si dallim në zhvillimin e seksit.

Semenya, e cila kishte lindur si femër por që kishte nivele më të larta testosteroni, fitoi rastin e saj në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në betejën ligjore shumëvjeçare, por rregullat nuk u ndryshuan prapëseprapë.

Sipas The Guardian, mbi 100 grupe të të drejtave të njeriut, sportit dhe shkencës kanë kritikuar udhëzimet e reja të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për kriteret gjinore si “një përgjigje të papërpunuar dhe diskriminuese, e cila nuk mbështetet nga shkenca dhe shkel ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut”.

“Testimi gjenetik i detyrueshëm dhe kriteret rigjide biologjike si kusht për pjesëmarrjen në kategorinë e grave shkelin të drejtat themelore dhe universale të njeriut … përfshirë të drejtën për barazi, jo-diskriminim, dinjitet, privatësi dhe autonomi trupore,” tha profesorja Paula Gerber, avokate ndërkombëtare e të drejtave të njeriut në Universitetin Monash.

“Siç kanë vënë në dukje disa ekspertë të pavarur të OKB-së, përkufizimet binare të seksit forcojnë stereotipe të dëmshme dhe minojnë progresin drejt barazisë gjinore. Çdo testim i atletëve duhet të jetë individual dhe i bazuar në prova, jo arbitrar apo degradues”, shtoi ajo.

Sipas disa ekspertëve mjekësorë, testi është i pasaktë dhe i reduktuar.

“Veprimi i Komitetit Olimpik për të detyruar testimin gjinor në të gjithë kategorinë e grave rrezikon të minojë politikat e bazuara në prova dhe mirëqenien e atletëve, ndërsa shpërqendron vëmendjen nga prioritetet reale”, tha Dr Ada Cheung, profesore e endokrinologjisë në Universitetin e Melburnit.

“Të dhënat më të mira të disponueshmetregojnë se gratë transgjinore që marrin terapi hormonale për afirmim gjinor nuk ndryshojnë në mënyrë domethënëse nga gratë cisgjinore në matjet kryesore të performancës si masa muskulore, forcë, përbërja e trupit ose fitnesi kardiopulmonar, dhe në shumë aspekte kanë një disavantazh”, 

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me atletët transgjinorë ose interseks; kjo prek çdo vajzë që luan sport në Australi sot,” tha Nikki Dryden, avokate për të drejtat e njeriut dhe ish-notare olimpike. “Nëse këto rregulla miratohen, mund të ndodhë që kur regjistroni vajzën tuaj për sport, ajo mund të nënshtrohet testimit gjinor vetëm për të marrë pjesë.

“Më keq akoma, krijon një kulturë ku dikush si trajneri, një zyrtar ose edhe një prind tjetër, ndjehet i autorizuar të vlerësojë nëse vajza juaj ‘duket grua mjaftueshëm’ për të qenë pjesë. Kjo nuk mbron sportin e grave. Kjo është kontroll i trupave të vajzave. Dhe kur sporti fillon të vendosë se cilat gra janë ‘të pranueshme’, asnjë grua apo vajzë nuk është vërtet e sigurtë”, shton Dryden.

Testimi i detyrueshëm gjinor dhe ndalimet e përgjithshme janë në konflikt të drejtpërdrejtë me Ligjin për Diskriminimin Gjinor, Kornizën Kombëtare të Integritetit Sportiv dhe detyrimet për mbrojtjen e fëmijëve.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top