Tu e lexu qitash
GIMI sjell kangën e tij t’parë n’shqip, “Illyrian”

GIMI sjell kangën e tij t’parë n’shqip, “Illyrian”

Artisti kosovaro-danez, GIMI, për herë t’parë lanson kangë n’gjuhën shqipe n’prag t’pavarësisë së Shqipërisë. Kanga ma e re e tij osht’ kangë proteste që eksploron përkatësinë, identitetin e t’drejtën për me ekzistu. Ai e ndërthurë historinë e pasur mijëra vjeçare shqiptare tu iu referu popullit ilir n’titullin e kangës, dhe, si gjithmonë, tu thurë n’to energjinë që e bon çdo kangë unike t’GIMI-t. 

Ky himn nostalgjik osht’ i pasurum me tinguj t’çiftelisë, t’lujtuna nga Fatmir Makolli, t’cilat shoqnohen me zëra n’kor që formojnë nji bashkëdyzim t’popit elektronik dhe tingujve tradicional shqiptar. Kanga gjen frymëzim te përjetimi i para dhe pas luftës së familjes së  GIMI-t dhe fokusohet te shkoqitja e identitetit si dikush që u rritë n’disaporë larg prej identitetit kombëtar.

GIMI, tashmë nji artist i njohur i Prishtina Queer Festival, na merr me vete nëpërmjet kangës dhe videoklipit t’tij në nji eksplorim të t’kalumës dhe t’tashmes. I xhirum n’malet Brod, me tesha kombëtare, shikuesi e ndjenë përmes ekranit mahnitjen dhe bashkë-përkatësinë me artistin. 

Si çdo herë, qoftë me videoklipe që na provokojnë shqisat, qoftë me kangë që i flasin drejtëpërdrejtë shpirtit, GIMI nuk dështon n’shprehjen e tij artistike e cila e përçon te audienca nji ndjenjë bashkësie. 

GIMI osht’ artist, kompozitor edhe producent danezo-kosovar që jeton n’Kopenhagë. Frymëzimin muzikor e merr prej kulturës MTV/pop t’fillimit të viteve 2000 dhe muzikës tradicionale shqiptare. 

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top