Tu e lexu qitash
Vazhdojnë sulmet homofobike të presidentit turk Erdogan

Vazhdojnë sulmet homofobike të presidentit turk Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan së fundi bëri edhe një deklaratë mjaft homofobike. Erdogan mbështeti një deklaratë të Ali Erbaş, i cili është kryetari i Drejtorisë për Çështjet Fetare të Turqisë (Diyanet).

Në një deklaratë për fillimin e muajit të Ramazanit, Ali Erbaş bëri thirrje publike tek qytetarët e Turqisë për të punuar së bashku në “luftën kundër homoseksualitetit”. Ndër të tjera, Erbaş tha “Islami e ndalon homoseksualitetin. Homoseksualiteti është sëmundje që shkatërron vazhdimin e jetës. Të punojnë së bashku për t’i mbrojtur njerëzit nga kjo e keqe”.

Kjo deklaratë u dënua nga organizatat dhe grupet për të drejtat e komunitetit LGBTI+ dhe të drejtave të njeriut. Por, në mbrojte të kësaj deklarate doli presidenti Erdogan i cili tha se Erbaş kishte plotësisht të drejtë. Në reagimin e Erdogan thuhet se “sulmi ndaj Drejtorisë për Çështje Fetare të Turqise (Diyanet) është një sulm ndaj shtetit”.

Mbështetësit bashkpartiakë të krahut të djathë, të presidentit turk dhe partisë së tij (Partisë për Drejtësi dhe Zhillim) kanë qenë edhe “më të vrazhdë” karshi të drejtave LGBTI+.

Ömer Çelik, një zyrtar qeveritar, i ishte lutur drejtorit dhe klerikut Ali Erbaş për të mbrojtur “vlerat islamike” dhe për të kundërshtuar “mentalitetin fashist” dhe reagimin ndaj deklaratës në fjalë. Ai tha se aktivistët LGBTI+ dhe njerëzit që reaguan karshi deklaratës së drejtorit, po tentojnë të shkelin “të drejtën më natyrale për të folur në bazë të një sistemi, vlerat e të cilit i beson”.

Anipse është legale të jesh queer në Turqi, komuniteti LGBTI+ atje ende mbetet i diskriminuar dhe i stigmatizuar, sidomos pasi që Paradat e Krenarisë janë ndërprerë gjithmonë me forcë nga forcat poliore.

Në qershor të vitit 2019, policia turke me dhunë dhe me gaz lotësjellës ndaloi Paradën e Krenarisë të Stambollit, për të pestin vit rradhazi.

Kqyre edhe qito

Në nëntor, shteti turk paditi 19 aktivistë të cilët po merrnin pjesë në një event të qetë LGBTI+ në Ankara. Pas përleshjes me aktivistët, policia turke duke përdorur dhunë mizore dhe gaz lotësjellës arrestoi 22 njerëz.

Në vitin 2017, presidenti Erdogan tha se dukshmëria e komunitetit LGBTI+ në Turqi është në kundërshtim me “vlerat e kombit tonë”.

Në vitin 2015 dy karikaturistë kishin vizatuar një karikaturë satirike, përmes së cilës, sipas disa njerëzve, ata po spekulonin se Erdogan ishte gej. Ata u dënuan me 2740$ pasi që kishin “sulmuar një person zyrtar”.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top