Nëna vret duke rrahur fëmijën 10 vjeçar që i rrëfen se i pëlqejnë djemtë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA , pasi një nënë 28-vjeçare ka torturuar dhe më pas ka vrarë djalin e saj 10-vjeç. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kaliforni, pasi vogëlushi i kishte rrëfyer të ëmës se është i interesuar për meshkujt, por ajo nuk e ka pranuar dot këtë fakt dhe është tërbuar.

28-vjeçarja, Maxine Barron, së bashku me partnerin e saj Kareem Ernesto Leiva, e kanë rrahur barbarisht 10-vjeçarin për disa ditë me radhë, deri sa ai një ditë vdiq. Sipas mediave të huaja ata e kanë torturuar të miturin në sy të tetë fëmijëve të tjerë, të cilët ishin nga mosha 12 muajsh deri në 12 vjeç.

Ata e kanë rrahur atë vazhdimisht me rrip dhe litar dhe e kanë lënë pa ushqim për ditë me radhë. Ndërsa vëllezërit e tij kishin për detyrë që ta ruanin atë që të qëndronte gjithmonë në gjunjë ose në këmbë.


“Në një pikë fëmija nuk kishte mundësi të ecte më sepse nuk kishte forcë. Ai është gjetur pa ndjenja i shtrirë në dyshemenë e dhomës së tij. Kur e kemi dërguar në spital ishte tepër vonë sepse djali vdiq për disa orë. Ai kishte pësuar një dëmtim në kokë dhe një hemoragji cerebrale. Ai kishte sytë e kuq dhe plagë të shumta në të gjithë trupin.”, ka treguar prokurori i rrethit.

 Ndërkohë është mësuar se nëna e tij dhe partneri janë arrestuar dhe do të dënohen me 22 deri në 32 vjet burgim, ndërsa fëmijët po kujdesen momentalisht nga shërbimet sociale, të cilat kanë siguruar dhe një psikologë për ta.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top