Tu e lexu qitash
Lady Gaga (28 mars, 1986)

Lady Gaga (28 mars, 1986)

Stefani Joanne Angelina Germanotta e njohur si Lady Gaga, është këngëtare, aktore, tekstshkruese, editore, ikonë e modës, regjisore dhe aktiviste e shquar e të drejtave të njeriut, në veçanti e të drejtave LGBT+ ku edhe njihet si një ndër ikonat që ka udhëhequr aktivizmin LGBT+ në botë.

Që nga fillimi i karrierës së saj ajo ka qenë gjithmonë e hapur për seksualitetin e saj, ku në vitin 2009 është deklaruar hapur biseksuale. Puna dhe roli i saj në ngritjen e vetëdijes së publikut për çështjet LGBT+ është i madh.

Gaga ka qenë një ndër zërat kyç të kundërshtimit të ligjit “Don’t Ask, Don’t Tell” në SHBA, ligj ky që ka ndaluar pjesëtarët e ushtrisë amerikane të tregojnë nëse janë gej apo lezbike.

Ajo në vitin 2009 ka protestuar dhe mbajtur fjalime në Washington dhe Portland, ndërsa momenti qe ka kthyer vëmendjen botërore ndaj kësaj çështje ishte në 2010 kur ajo u paraqit me një fustan prej mishi në VMAs për ta protestuar këtë ligj diskriminues. Ligji është shfuqizuar po atë vit.

Born This Way është kënga e parë në histori të toplistave amerikane që përmban fjalën “transgender” në të dhe arrin nr.1 për më shumë se 6 javë rresht.

Këngët “Americano”, “Poker Face”, “So Happy I Could Die” janë disa nga këngët për marrdhëniet dhe fantazitë e saja homoseksuale.

Kqyre edhe qito

Në vitin 2011, në hapjen e VMAs ajo paraqitet në versionin drag të saj të quajtur Jo Calderone, duke e sjellur në vëmendje FTM (female to male) drag performance.

Në 2011 ajo themeloi Fondacionin Born This Way për fuqizimin e të rinjve me fokus në të rinjtë LGBT+ dhe shëndetin mendor të tyre dhe parandalimit të ngacmimeve (bullying).

Në përgjithësi, ajo ka thyer paragjykimet dhe stereotipet tradicionale duke provokuar botën në secilën prej performancave të saja, që e kanë kthyer atë në një legjendë të muzikës dhe guximit.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top