Tu e lexu qitash
Adelina Rose

Adelina Rose

Adelina Rose (@ladyadelinarose në instagram) është një drag queen me preardhje nga Kosova e cila jeton dhe vepron në Los Angeles, California.

Përveq performancave të jashtëzakonshme që i mban rregullisht në LA, Adelina gjithashtu sjell videoklipe të këngëve nga artistët që e frymëzojnë atë, në një verzion personal unik. Ju sjellim performancën “Poker Face” kënduar nga Lady Gaga, që është inspirimi më i madh për të.

“Ne të gjithë meritojmë ta shprehim lirëshëm vetën tonë artistikisht pa marrë parasysh se çfarë forme të artit ne zgjedhim për ta bërë këtë. Në mesin e shumë mundësive, unë zgjodha drag, sepse kjo më bën të lumtur. Lumturia ime dhe të tjerëve si unë nuk duhet të jenë barrë për askënd. Unë po e bëj këtë jo vetëm për mua, por duke shpresuar që të frymëzoj një brez të ri të mbretëreshave shqiptare dhe t’u tregoj atyre se është mirë të jesh dhe të duash veten.” – tha Adelina për Dylberizm 

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top