Tu e lexu qitash
Nyle DiMarco (8 maj, 1989)

Nyle DiMarco (8 maj, 1989)

Nyle DiMarco, i lindur më 8 maj 1989, është një model, aktor dhe aktivist i shurdhër amerikan.

Në vitin 2015, DiMarco ishte fituesi i dytë mashkull dhe fituesi i parë i shurdhër i ciklit 22 të America’s Next Top Model. Vitin pasardhës, ai fitoi sezonin 22 të konkursit televiziv të kërcimit Dancing with the Stars.

Ai u deklarua hapur se seksualiteti i tij është fluid dhe se është i hapur për të gjithë. Dukshmëria i ka dhënë DiMarcos një platformë që ai nuk dëshiron ta harxhojë. Fondacioni i tij me të njëjtin emër funksionon për të përmirësuar qasjen në informacione rreth përvetësimit të gjuhëve të hershme për fëmijët e shurdhër.

Në vitin 2018, ai mbështeti Aktin e Barazisë në një video të prodhuar nga Fushata për të Drejtat e Njeriut. Legjislacioni, i cili miratoi në Dhomën e Përfaqësuesve, është një projekt-ligj për të drejtat civile që do të sigurojë mbrojtje federale kundër diskriminimit për personat lezbike, gej, biseksual, transgjinor dhe queer. Në fillim, ai shpjegon se lufta për barazi është e rëndësishme për të sepse ai vjen nga dy komunitete të margjinalizuara –  komuniteti LGBTI dhe komuniteti i të shurdhërve.

“Të qenët i shurdhër më ndihmoi në mënyrën time për të eksploruar identitetet e mia të tjera,” thotë DiMarco. “Meqenëse isha i sigurt si një person i shurdhër në komunitetin tim, atëherë më duhej të gjeja komunitetin tim brenda botës LGBT. Unë fillova të jetoj, të ha dhe të marrë frymë në komunitetin LGBT, dhe kjo është kur kuptova kush jam.”

Kqyre edhe qito

Ai shpjegon se ai është diskriminuar dhe kjo ndodh sepse nuk ka “mbrojtje absolute nga qeveria”. “Me mbrojtje, ne jetojmë jetën tonë pa u shqetësuar për ndikimin e dyfishtë të përjetimit të diskriminimit dhe / ose krimeve të urrejtjes,” thotë ai.

Ndërsa videoja vazhdon, DiMarco shpjegon se SH.B.A. një vend me një vlerë të përbashkët për të gjithë duke qenë të barabartë sipas ligjit, por që “njerëzit që jetojnë me identitete të shumta” shpesh harrohen. “Ne duhet t’i përfshijmë ata gjithashtu, t’i njohim dhe nxjerrim në pah identitetet e tjera të tyre dhe t’i mbrojmë me çdo kusht”- përfundoi ai.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top