Tu e lexu qitash
Epo, ma në fund dola out!

Epo, ma në fund dola out!

M – 20 vjeç

Epo, ma në fund dola out! E kom menu disa herë skenarin qysh ka me konë, e kom imagjinu qysh kanë me ndryshu raportet mes meje edhe familjes teme, qysh kom mu ni unë, çka kom me bo masnej! Ndodhi, krejt rastësisht. E qita të shkretën, ish pas mykë, kish pas lshu rranjë. 

Paj, po muneni me paramendu reagimet e nanës, babës… Histeri, frikë, pafuqi, lutje për ndryshim, lotë, të zakonshmet! N’ato momente truni jem nuk procesojke, ni ndjenjë e lirisë ma përshkoi trupin, që kur tash pe kujtoj it makes sense, i dëgjojsha krejt çka thojshin, i shihsha krejt qato reagime po kurgjo nuk kish rëndësi ma shumë se vetja jem. Ata nuk dojshin me kuptu e unë nuk dojsha me i gjyku. E di ku po jetojmë, e di çka tjerët menojnë, e di çfarë bindjeve na ka kriju shoqnia edhe nuk prita diçka ndryshe prej familjes tem. 

Ata m’kërkun me ndryshu, ata mu lutën me bo zgjedhje të shëndetshme, racionale. Unë isha në shok, u niva i lirë po ma vonë edhe kasha frikë për shnetën e prindërve të mi, s aka me ndiku kjo në gjumin e tyne, menimet e tyne. Ama e di që ata jon’ të fortë edhe unë kom durim. Kom vendos me jau dhonë kohën e nevojshme që me pranu këtë fakt. Unë e di që ata e kanë ditë po s’kanë dashtë me pranu, unë e di që ata m’kanë dashtë gjithmonë edhe kanë me vazhdu me m’dashtë. 

Ka pak ditë që ka ndodhë ama atë natë m’ka dalë gjumi kah ora 3 AM prej ndjenjës së kënaqësisë, mu doke sikur jom në re. Shkova në banjo, e pashë vetën, edhe ma n’fund kesh unë. Ma n’fund s’kisha nevojë me jetu ni rrenë. Ma n’fund njerëzit ma të rëndësishëm n’jetë e dijnë edhe të tjerët s’kanë aspak rëndësi. 

Kqyre edhe qito

Shumë pak ditë kalun e ndryshimin te vetja po e shoh, kom nisë me u qelë si njeri ma shumë, me i ni senet, me kalu kohë me veten edhe mos mu tutë prej vetës, kom nisë me pas raporte ma t’mira me njerëz, kom nisë me u qu me motiv, me shku në fakulltet edhe me folë kur du me thonë diçka, mos me nalë vetën. Osht ndjenjë e papërshkrueshme, me knoë vetja. Unë deri vonë kom menu që “coming out” nuk osht aspak e rëndësishme amo masi e bona po e shoh sa e rëndësishme osht. Gjithmonë ki me pasë një tik n’kry që ta rikujton faktin që je LGBT, ata dreqnit në kry që nuk t’lojnë rahat, ata dreqnit që i krijojmë vet prej frikës, paragjykimeve. 

Kurdo që je gati, kurdo që e din që nuk rrezikohet jeta jote, kurdo që menon që osht momenti i duhur, COME OUT, osht shumë e rëndësishme me jetu jetën realisht, ka me të çliru, ka me të forcu, ki me knoë version ma i mirë i vetes!

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top