Tu e lexu qitash
Për krejt ata që jon tu u mshef hala ose jonë në dyshime për orientimin e tyne seksual; mos e rreni vetën

Për krejt ata që jon tu u mshef hala ose jonë në dyshime për orientimin e tyne seksual; mos e rreni vetën

M – 19 vjeç

Nuk është ni coming out letter, po thjeshtë ni mesazh për krejt ata që jon tu u mshef hala ose jonë në dyshime për orientimin e tyne seksual; ju lutna mos e rreni veten edhe mos vazhdoni me konë me dikon që nuk po ju “rreh zemra” për to. Vet kom pas lidhje me femra po thellë n’zemër e kom ditë fort mirë se çka po du deri sa n’momentin kur kom vendos me provu diçka ma shumë. 

Si shumica në Kosovë e kom hap appin ma t’njohur Grindr edhe kom fillu me bisedu me djem deri sa m’ka folë ni djalë edhe m’nyra qysh u paraqit edhe qysh m’pat folë m’ka lon mu nalë pak edhe me marrë ma seriozisht se shumica veç lypishin ma shumë one night stand-a, po ky u pat paraqit shumë ndryshe.

Nuk po du me filozofu diçka tepër, po qaq shumë na ka shku muhabeti, qaq s’dojshum me lon telefonin se na u rrike me njoni tjetrin deri sa u bo 1 muj s’jemi pa për shkak se s’kemi jetu n’shtetin e njejtë.

Për herë t’parë kur e kom pa LIVE atë person, unë e maj n’men që i kom thonë vetes “o more djalë e pate” edhe prej atij momenti na sot i festojmë 7 muj bashkë si çift me t’cilin e paramenoj krejt jetën me kalu.

Shpesh herë jom nal edhe e kom pyt veten se a kom me ra najherë n’dashni edhe pata fillu tepër me u frigu se qa po ndodh edhe qa ka me ndodh me mu, po krejt kto menime jonë zhduk prej që e njoh personin që e ceka ma nalt.

Kqyre edhe qito

Popullatë, mos e rreni veten, boni çka jau don zemra me bo, e di që osht pak e vështirë prej rrethanave edhe vendit ku po jetojmë, po unë sa i kom mush 19 vjet, përderisa unë kom mujt, muni edhe ju. Mos jetoni në at’ formë që hajt se nashta fazë o, kalon, ju lutna, n’momentin që keni mu bo bashkë me dikon që u konë e shkrume keni me kuptu.

Peace!

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top