Tu e lexu qitash
Besimtarë-gej; Qysh po ia boni?

Besimtarë-gej; Qysh po ia boni?

F – 20 vjeç

Jam një vajzë 20 vjeçe edhe jam në lidhje-distancë me nji vajzë. Duhemi fort edhe lidhja jonë tash edhe pak i bon 1 muj, ndërsa njifemi ma moti. Muj me thanë që edhe pse herët, deri tash kemi lidhje t’shnoshë. Për lidhjen tonë e dijnë veç shoqnia jonë e ngushtë… gjithçka po shkon mirë derisa po vjen biseda të ardhmëria. Të dyjat jemi besimtarë t’fesë islame, edhe pse feja jonë nuk e pranon orientimin tonë seksual. Po m’nxinet fryma kur po i mendoj disa gjana edhe bajagi stres psikik po m’shkaktojnë se nuk po e di qysh me ja bo! Besoj që në listën e ndjekësve t’juj në Instagram ka persona që janë me të njëjtin hall si unë: besimtarë-gej. Qysh po ia boni? Po du me mendime prej personave gej.

Falemnderit!

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top