Tu e lexu qitash
Ndjenja t’pastërta si loti

Ndjenja t’pastërta si loti

M

Wow, se kom menu najherë vetën që kom me konë tu e shkru këtë storje amo po ja nisi edhe unë… Jetën tem zakonisht e kom pas t’qetë edhe gjith kom pas lidhje me femna, po gjith e kom ndi mrena që osht ni sen bosh që nashta me kohë ka me u plot’su…

Ka qenë viti 2020 ku mas karantinës n’verë ka ndodh pjesa ma e mirë edhe ma interesant e vitit.

U konë ni njeri që e kom njoft’ po nuk m’ka ra kurrë me taku ose me fol me to. Nji ditë na ra rast’sisht përmes shoqes me u taku edhe me nejt. Ai takim u konë chill edhe sen ska ndodh. Nji natë tu u kthy prej qytetit n’shpi e kom pa rast’sisht at’ tipin me motor edhe u nal me m’fol. Nejse, folëm edhe po m’vet qa ki plan me bo, i thash kom me shku n’shpi edhe sen tjetër. “Jo” tha, s’ki me shku n’shpi po “kemi me i bo do xhiro edhe masanej t’kthej unë”. God, ajo natë u konë momenti kur i kom shiju ma s’shumti “The summer nights”. Kurgjo ska ndodh at’ natë amo u konë momenti kur ja kom nis me ni diçka mrena meje që kurrë se kom jetu ma përpara. U konë ndenja ma e mirë që e kom përjetu najherë, edhe jom ndi vetvetja si kurrë ma herët.

I thash vetës ndoshta ky person ka mu konë që ka me ma hekë at’ boshllëkun që e kom mrena. And that happened to me… Hala m’dridhen durt kur e menoj at’ person…U kon dashnia ma reale që kom mujt me e përjetu edhe ndihna krenar që m’ka ndodh ky fat shumë i mirë mu. Ja nisëm me fol n’snap e me dal ma shpesh me pi kafe, po ashtu, nuk ja kem sill njoni tjetrit, po dytë e kem ditë që diçka ma ndryshe o me neve. Edhe pse ai kurrë se ka pranu te unë direkt ndenjat që i ka pas për mu, po boll ka mjaftu ajo buzëqeshje e ai shikim që ma ka dhuru. U kon 8 gusht, nata kur ka ndodh The First Kiss. Ahh… at’ emocion nuk kom me harru kurrë! Jemi konë me motor t’atij edhe si zakonisht tu bo xhiro. U nalëm me ni vend si mal edhe qielli krejt yje, e hana tu shkëlqy ja dhurojke ni dritë t’lehtë n’ftyrë atij bukuroshit, e vetëm e shikojshim njani tjetrin.

Edhe krejt n’heshtje ka ndodh ajo puthje, me 1 milion ndenja t’përzime që si kisha përjetu najherë me kërkon hiç. Kem nejt ndoshta edhe 10 minuta, po as nuk kem pas fol sen për at’ puthje që ndodhi. U largum n’heshtje.

At’ natë s’kom flejt hiç… U bo ditë e nesërme edhe nuk shkrujti n’mëngjes, as mbasdite e as n’mbramje…Mesazhet si qelke hiç e as telefonatat. Masanej nuk i kom shkrujt e as nuk e kom thirrë se thjesht s’kom dasht’ mu bo ai tipi që me i dhanë presion. Kalun ditë e netë pa fol e pa u pa. Deri n’momentin kur e kom pa me ni femën dorë për dore… It was so dramatic for me… Krejt rast’sisht m’ra me pa… Femnën e kish ba për seriozisht edhe u nal ka fol krejt n’rregull kishe sen ska ndodh.

Kqyre edhe qito

Po qa m’pëlqen shumë te vetja, o që kom qëndru shumë neutral edhe jom pajtu meniherë me fatin që it’s okay, ka ndodh qa ka ndodh edhe u kry… Për mu mjaftojnë ato Summer Nights e ajo puthje e zjarrtë që kurrë s’kom me harru.

Njerëz, po du me ju thonë ni sen: NDJEHUNI KRENAR PËR ATA QË JENI! Love yourself. Make yourself happy edhe vlerësojeni vetën se definitivisht jemi shumë t’veçant e shumë t’mirë.

Ju dua shumë njerëzit ma t’mirë n’këtë botë me shumë ngjyra e surpriza.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top