Tu e lexu qitash
Storie për gjysmën e zemrës

Storie për gjysmën e zemrës

F – 21 vjeç

Paralajmërim: Ky postim diskuton ndjenjat e vetëvrasjes dhe përmbajtja e mëposhtme mund të ketë elemente që nuk janë të përshtatshme për disa lexues.

Unë jam 21 vjeç dhe kam pas përafërsisht 7 vjet që jom mbyllë  brenda vetës se e kam kuptu që i pëlqej femrat. Tu e marr parasysh që jetojm me nji vend me mentalitet shumë t’ulët, kurrë nuk jom çelë me kërkon n’jetë edhe jom kanë n’depresion t’thellë që kom tentu edhe mu vetëvra shkaku i familjes që nëse e kuptojnë, mujnë me m’qit prej shpisë ose diçka qashtu.

Periudha ma e ranë e jetës ka qenë shkolla e mesme ku jom paragjyku n’mënyrën ma t’keqe veç pse e kom pas stilin si djalë, që hala e kom. Për kurgjo nëse nuk krenohna me vetën për diçka, kom me u krenu gjithmonë që pa marrë parasysh çfarë fjalë kom ni për vetën, e paragjykime t’shumta, unë kurrë nuk dola prej vetës, qëndrova vetvetja jem kundër krejve.

Pasi e përfundova shkollën e mesme e takova nji vajzë me nji trajnim t’nji organizate , e kom njoft edhe ma herët po kurrë skom pas guxim me fol me to diçka ma shumë po atë ditë kemi fol pak edhe i kemi shkëmby instagramat. Prej qasaj dite veç gjumi na ka nda pa fol. Pas ni kohe e vërejta që zemra filloi me dasht’, zemra filloi me kriju ndjenja, me kriju kujdes, xhelozi për to, po tuta jem u kanë që çka nëse ajo nuk e ndjen t’njejtin sen për mu.

Ajo pat me udhëtu n’Shqipni me shkollë qato ditë edhe e ndjejsha që e kom ma larg edhe m’ka ardh ajo ndjenja me ja shpreh qato që e kom mrena për to. Tu shkrujt me to i kom thanë që t’du shumë edhe që kom ndjenja për ty, edhe ajo t’njejtin sen ish kanë tu e ndje e ma ka shpreh dashninë që ju ka kriju për mu.

Kqyre edhe qito

Dyjat i kem familjet me mentalitet t’dobët që nuk e pranojnë lidhjen tonë, po unë jom person që kur e du nji njeri, jom n’gjendje dorëpërdore mu kap me to e me dalë kundër krejt botës, se zemra jem e don pa kufi. Shpirti m’flen kur jom me to. Ajo ka ra, e unë sot jom gjallë, sot e du jetën, sot e du vetën tem që dikur kom dasht me e vra… Edhe pak i mbushim 3 vite t’lidhjes, jom shumë me fat me pas ato n’jetë.

Kisha dasht’ me ju thanë krejtve kush e gjen vetën n’këtë storie timen, që asnjiherë n’dashni mos u dorëzoni. Dashnia osht sakrificë, luftoni për to nëse osht nevoja, se unë jom gjallë sot shkaku i dashnisë tem t’jetës edhe jom n’gjendje me vdek për to e nuk kom me ja lshu dorën kurrë n’jetë edhe krejt bota kundër me kanë.

My baby, if u see this story, dije që t’du pafundsisht, edhe faleminderit që m’ke pranu qysh jom edhe m’don qysh jom. I would die for u ❤

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top