Tu e lexu qitash
“Queer Cinema for Palestine” zbarkon edhe në Tiranë

“Queer Cinema for Palestine” zbarkon edhe në Tiranë

https://www.instagram.com/p/CZKMMJbohsD/

Festivali Queer Cinema for Palestine (QCP) i cili u mbajt në nëntor të vitit 2021 zbarkon edhe në Tiranë, me një ngjarje kulturore dedikuar festivalit.

QCP është një festival filmi 10-ditor i kuruar kolektivisht që feston realitetet globale queer dhe qëndron në solidaritet me palestinezët. Kjo nismë e solidaritetit global është e para e llojit të vet që ofron një hapësirë të gjallë duke përdorur artin dhe kulturën për të kundërshtuar dhunën e vazhdueshme të aparteidit izraelit.

Pas Seulit, Bilbaos, Tunisit, Bejrutit, Belfastit, Prishtinës, Parisit, Montrealit, Torinos, Sofjes, Londrës dhe Ontarios, QCP zbarkon edhe në Tiranë, nën bashkëpunimin e Aleanca LGBT, Dylberizm dhe The Night Flix.

Të premten e fundit të janarit, në hapësirat e rehatshme të Destil Creative Hub , do të mblidhemi për të parë disa filma me metrazh të shkurtër dhe për të diskutuar mbi solidaritetin.

Pas shfaqjes së filmave, do të diskutojmë së bashku mbi atë se që po ndodh në Palestinë dhe mbi nevojën e solidaritetit mes grupeve të margjinalizuara në gjithë botën. Dritë mbi këto tema do të na shtojnë:

-Ebi Spahiu- aktiviste
-Alex Seitaj- artist
-Dan Sokoli, kurator i festivalit në Prishtinë.

Kqyre edhe qito

Ju ftojmë të na bashkangjiteni të premten, duke filluar nga ora 19:00, për të udhëtuar së bashku përmes filmit e diskutimit në rrugët e shtypjes, konfliktit dhe solidaritetit.

Më shumë rreth festivalit: https://queercinemaforpalestine.org/.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top