Tu e lexu qitash
Jam lodhë dhe nuk mundem ma

Jam lodhë dhe nuk mundem ma

F – 21 vjeç

Paralajmërim: Ky postim diskuton dhunën seksuale dhe fizike dhe përmbajtja e mëposhtme mund të ketë elemente që nuk janë të përshtatshme për disa lexues.

Jam një vajzë nga Gjermania dhe jam 21 vjeç. Mas pari ju kërkoj falje se sdi të flas mirë shqip dhe shpresoj që më kuptoni.

Unë në moshën 13 vjeç kam marr vesh që jam lezbike. Coming out e kam pas me 16 vjet. Mami më pranon siç jam kurse babi jo por si e dijmë tanë, nanat shumicën e kohës nuk guxojnë ta kundërshtojnë fjalën e burrit t’vet. Me 17 vjet m’ka feju babi me një djalë t’Kosovës dhe si kam kundërshtu fjaltë e babit sepse deshta që prindërit e mi të ndihen krenarë për çikën e tyre dhe mendojsha ndoshta orientohna si biseksuale.

Burrin në fillim e kam pas dost dhe e din që jam lezbike. Ai më pranojke siç jam dhe kena bashkëjetu si shoktë e ngushtë, asgjë ma shumë. Por mas nji viti u ndryshu krejt, u bajke nervoz, m’rrehke dhe më merrke me zor. Si interesojke a du me pas marrdhanje a jo, as a kam dhimbt a jo. Prej atij momenti u duft me funksionu e me kry obligimet e bashkshortes. Jam lodhë dhe nuk mundem ma, por kam frikë mu nda se në fakt jam nda dy herë dhe jam kthy, shkaku i familjes sime se skam dasht me humb familjen.

Ndonjëherë i them vetit që nëse e kisha gjetë ndonjë femër me të cilën kisha mujt me paramendu me vazhdu krejt jetën bashkë, shumë ma lehtë e kisha pas mu nda prej ktij qeni dhe s’ma kish ni për familjen time, se sot a nesër skanë qare pa m’pranu edhe nëse nuk m’kishin pranu kurrë sma kish ni se sdu me qu jetën time poshtë shkaku i familjes sime. Për shkak ktyne problemeve që kam jam diagnostifiku me borderline depresion të fortë. Du me u shëru dhe me gjetë fatin e jetës por e kam shumë zor. Familja e as burri jem nuk e dijnë që kam lanë me ngjit spiralen te gjinekologu jem. Nuk dua të kem një fmi me dikënd që qe 4 vjet ma nxin jetën.

Kqyre edhe qito

Ju përqafi nga larg e ju uroj të gjitha t’mira. Për kta që skanë pas coming out hala du me jau lanë një amanet:

Dëgjoni zemrën, bani dhe jetoni siç jau don qejfi. Mos kqyrni me ba krenar kërkend përpos vetën e juj se në fund t’fundit kërkujt s’ja nin për juve dhe s’jau dijnë. Kshtu që mos e bani të njëjtin gabim sikur unë se sot jam shumë e palumtur dhe kush e di sa ka me zgjatë koha deri sa muj e shliroj vetin.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top