Tu e lexu qitash
Po nihna fajtore që pe du edhe pe boj me m’dasht…

Po nihna fajtore që pe du edhe pe boj me m’dasht…

F – 21 vjeç

Unë jam lindë edhe jom rritë n’Kosovë, me familje shumë homofobike. Kom pritë nji kohë t’gjatë me gjetë “djalin perfekt” se u mundojsha me ja mbush vetës mendjen se qajo osht arsyeja që nuk po muj me qenë me djem. Unë e gjeta djalin perfekt, m’don shumë edhe e du shumë edhe e di që gjithmonë ka me konë shoku jem ma i mirë po prapë nuk ka funksionu.

Unë u shpërngula prej Kosovës para do vite, edhe vitin e kalum ktu u takova me të dashurën time. E du jashtzakonisht shumë, m’bon shumë, shumë t’lumtur edhe  osht gjithçka që kom dasht’ n’jetë. Kto ndjenjat e lumturisë po m’largohen kur nuk po jemi mbrena ose me njerëz tjerë perveç shoqërisë t’ngushtë. Po m’dhem shpirti edhe per mu edhe për atë.

Sot kam shku me e pa n’punë edhe ishim n’zyre tu e kqyr ni serial edhe dora jem u kon n’karrige t’saj. Qajo u konë mjaftueshëm për dikon me u anku.

Kqyre edhe qito

Po mërzitna kur e di që çifte tjera përqafohen e puthen n’publik edhe kërkush nuk thotë kurgjo, e seni ma i vogël që e bon ni çift i gjinisë t’njejtë osht e papërshtatshme e marre me e pa dikush.

Po nihna fajtore që jom me to kur pe di që nëse ish konë me ni djalë, jeta e saj ish konë shumë ma e thjeshtë. Po nihna fajtore që familja jem s’munden me dasht’ sa e du unë e familja e saj s’munden me m’dasht mu. Po nihna fajtore që na tutemi me ditë dikush që jem bashkë. Po nihna fajtore që pe du edhe pe boj me m’dasht…

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top