Tu e lexu qitash
Parlamenti Gjerman për herë të parë ka nderuar dhe kujtuar viktimat LGBTIQ+ të regjimit nazist

Parlamenti Gjerman për herë të parë ka nderuar dhe kujtuar viktimat LGBTIQ+ të regjimit nazist

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit dhe Parlamenti Gjerman për herë të parë ka nderuar dhe kujtuar viktimat LGBTIQ+ të regjimit nazist.

Për viktimat LGBTIQ+ gjatë nazizmit, njohja e krimeve ka qenë një rrugë e gjatë. Ligji që ndalonte kontaktet seksuale midis burrave dhe u përdor për të dërguar rreth 15,000 burra në kampe përqendrimi, i njohur si paragrafi 175, vazhdoi të ekzistonte në forma të ndryshme deri në vitin 1994. Ndërsa lezbiket dhe transgjinorët u akuzuan për krime të tjera, si paturpësi publike dhe prostitucion. Rreth 50,000 burra në Gjermaninë Perëndimore u dënuan sipas ligjit pas Luftës së Dytë Botërore dhe 50,000 të tjerë u hetuan.

Brenda sistemit të kampit të përqendrimit, trekëndëshat me ngjyra të ndryshme u përdorën për kategoritë e ndryshme të të burgosurve. Të burgosurve shpesh u duhej të mbanin një copë trekandshi me ngjyrën e duhur në rrobat e tyre. Kjo i bëri ata të njiheshin menjëherë si anëtarë të një grupi të caktuar të burgosurish.

Shumë prej atyre që u burgosën në kampet e përqendrimit u detyruan të mbanin një trekëndësh rozë. Burrat që u dënuan në mënyrë të përsëritur për “homoseksualitet” mbaheshin në kampe përqendrimi si të ashtuquajtur “kriminelë karriere”, që do të thoshte se duhet të mbanin një trekëndësh të gjelbër.

Festa me kostum në Institutin për Kërkime Seksuale në Berlin, data dhe fotografi i panjohur.

Poashtu, kishte edhe burra që u vetëidentifikuan si homoseksualë, por që u persekutuan dhe u dëbuan në kampet e përqendrimit nga autoritetet naziste për arsye të tjera dhe u burgosën si hebrenj ose kundërshtarë politikë. Kategoritë “hebrenj” dhe “queer”, janë konsideruar shumë shpesh si të ndara deri më tani duke bërë të duket se të gjithë homoseksualët e persekutuar ishin johebrenj, ndërsa viktimat hebreje mendohen gjithmonë se ishin heteroseksual.

Nën regjimin nazist, nuk kishte asnjë ligj apo politikë zyrtare që ndalonte marrëdhëniet seksuale midis grave. Megjithatë, duke filluar nga viti 1933, regjimi nazist shkatërroi komunitetet dhe rrjetet lezbike që ishin zhvilluar gjatë Republikës së Weimarit (1918-1933). Kjo krijoi një klimë kufizimi dhe frike për shumë lezbike.

Kqyre edhe qito

Regjimi nazist i trajtonte marrëdhëniet seksuale midis grave ndryshe nga marrëdhëniet seksuale midis burrave për shkak të mënyrës se si nazistët e kuptonin rolin e gruas në shoqëri.

Edhe pse nazistët nuk i persekutuan në mënyrë sistematike lezbiket, disa lezbike u burgosën në kampe përqendrimi si të burgosura politike, asociale dhe si anëtare të grupeve të tjera.

Në shtator të vitit 2021, Gjermania njoftoi se ka siguruar kompensim për gati 250 persona që u përballën me persekutim sipas një ligji të epokës naziste që kriminalizonte homoseksualitetin midis burrave.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top