Tu e lexu qitash
Çiftet LGBTIQ+ tani mund të martohen në Slloveni

Çiftet LGBTIQ+ tani mund të martohen në Slloveni

Duke filluar nga 31 janari, çiftet e te njëjtit seks në Slloveni mund të martohen zyrtarisht, në një ditë historike për popullatën sllovene LGBTQ+.

Në një deklaratë për medie, shoqëria civile dhe aktivistët queer në Lubjanë shënuan ditën duke festuar arritjen e barazisë në martesë dhe adoptimin e fëmijëve.

“Sot është një ditë historike për komunitetin LGBTIQ+ në Slloveni dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike gjithëpërfshirëse. Kodi i Familjes i ndryshuar, i cili tashmë e përkufizon martesën si bashkim të dy personave, pavarësisht nga gjinia, ka hyrë në fuqi” u tha në deklaratën e Amnesty International Slovenia.

Shoqëria civile sllovene ka avokuar tashmë për 3 dekada për mposhtjen e diskriminimit në martesë dhe adoptim.

“Sot flamuri i ylberit valviti para ministrisë sonë, sepse pas vitesh përpjekjesh më në fund është eliminuar diskriminimi i çifteve të të njëjtit seks në martesë dhe adoptimi i përbashkët i fëmijëve. Që tani e tutje, të gjitha çiftet e të njëjtit seks mund të gëzojnë saktësisht të njëjtat të drejta si të gjithë të tjerët në këtë fushë. Askush nuk humb asgjë, por pakica LGBTQ+ fiton. Ne kemi bërë një hap të madh drejt një shoqërie më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse” u tha ndër të tjera në deklaratën e partisë Levica Strana (E majta), parti politike eko-socialiste dhe demokratike në Slloveni, e cila ka avokuar për ndryshimin e ligjeve në vend.

Kqyre edhe qito

Sllovenia u bë vendi i parë në Evropën Lindore që legalizoi martesat e të njëjtit seks dhe birësimin e fëmijëve të mitur nga çifte të të njëjtit seks.

Më 4 tetor, ligjvënësit në parlamentin slloven votuan për të miratuar një amendament që garanton të drejtat e martesës dhe birësimit për çiftet e të njëjtit seks.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top