Tu e lexu qitash
Thirrje për vullnetarë/e

Thirrje për vullnetarë/e

Prishtina Queer Festival do të organizohet për herë të parë në Kosovë në datat 1,2 dhe 3 shtator në Prishtinë. Ky festival do të bashkojë shumë artistë dhe pjesëmarrës nga vendi, rajoni dhe përtej për të festuar kulturën queer përmes një programi fantastic dhe fuqizues. Për organizimin e këtij festivali nevojitet edhe kontributi I vullnetarëve/e. 

Andaj, Prishtina Queer Festival ofron mundësi për punë vullnetare për të rinj/reja nga Kosova. Vullnterarët/ret do të angazhohen nga data 31 gusht deri më 4 shtator. Varësisht nga aktivitetet, vullnetarët do të angazhohen disa orë në ditë, karshi nevojave të festivalit.

Vullnetarët e përzgjedhur do të mbështesin zbatimin e programit dhe të aktiviteteve gjatë festivalit.  Po ashtu, vullnetarët do të kompensohen simbolikisht për angazhimin e tyre.

Thirrja është e hapur për të rinjtë/rejat mbi moshën 18 vjec.

Inkurajojmë të gjithë/a të rinjtë/rejat LGBTIQ+ dhe aleatë pavarësisht nga identitetet e tyre të aplikojnë në këtë thirrje. 

Afati i fundit për aplikim: 20 gusht 2023

Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në:

prishtinaqueerfestival@gmail.com

Bashkë për të njëjtën kauzë, në forma të ndryshme!

Aplikoni përmes kësaj vegëze.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top