Tu e lexu qitash
Dita e dytë e Prishtina Queer Festival – Rezistenca Queer

Dita e dytë e Prishtina Queer Festival – Rezistenca Queer

Mesdita e së shtunës, na gjeti në Kino Armata në mes të turmës së publikut që mezi po prisnin që dita e dytë të niste.

Në përcjellje të energjisë së mirë hapja e programit të filmave u bë me një performancë virtuale prej Lilas nga Cyrihu, performancë e cila elektriozoi sallën. Lila kishe përgjedhur të performonte në gjuhën shqipe me këngën “Një ditë kosovarçe” të Adelina Ismajlit e “Duda Dudije” të Armend Rexhepagiqit.
Lila gjithashtu prezantoi filmat e asaj dite: “Four pills at night” nga Leart Rama dhe “I love you more” nga Erblin Nushi. Të dy filmat u pritën me emocione nga audienca. Filmi “Four pills at night” paraqitet si dedikim ndaj kulturës rave dhe mbi të gjitha dashnisë. Ndërsa, filmi “I love you more” na rrëfen historinë e dashurisë së parë dhe sacrificës për ta përjetuar këtë dashuri.

Pas shaqjes së filmave, vijoi një bashkëbisedim me regjisorët të cilët ndanë eksperiencat e tyre gjatë realizimit të këtyre filmave. Pjesë e panelit ishte Leart Rama dhe Adelina Rose (drag persona e Nushit) e diskutimi u moderua nga hulumtuesi Roni Idrizaj.

“I love you more” është i bazum në ngjarje reale, në ngjarjen tem” tha Adelina, e cila vazhdoi duke treguar vështirësitë e që hasi përgjatë rrugëtimit të këtij filmi. “Ka qenë shumë e vështirë me e gjetë një bashkpunëtor për këtë film, pasi që askush qoftë nga Kosova ose nga shtetet fqinje nuk donte me u identifiku me një film queer, për këtë arsye unë vendosa me qenë edhe regjisor edhe producent.”

Ndërsa Learti, tregoi se sa e vështirë ka qenë për të që të depërtojë në skenën e artit në Kosovë. “Kërkush nuk m’merrke seriozisht” – tha ai.
“Krejt thojshin ki kohë me fitu eksperiencë e rreth të tridhjetave mundesh me bo diçka”.  Përkundër këtyre komenteve, Learti vazhdoi punën e tij si filmbërës dhe arriti që filmi i tij të përzgjedhet nga festivali presigjioz “Locarno”.Ai e përmbylli bisedën me një një mesazh për regjisorët/et me përvojë, që të jenë të hapur ndaj këndvështrimeve dhe ideve të regjisorëve/eve të rinjë sepse filmat e tyre janë përplot potencial

Ndërkaq në orën 18:00 u takuam në bibliotekën kombëtare Pjetër Bogdani në një sallë të mbushur plot për të dëgjuar e për të parë hulumtimin “Trans në Kosovë, një histori e pa kryer” një publikim që shpalos faktet historike për transgjinorët në Kosovë.  Ky kapitull për Kosovën është pjesë e librit “Transgender in Post Yugoslav Space – Lives, Activism, Culture” një kapitull shumë i rëndësishëm me autore Lura Limanin. Ndërkaq për me e sjellë në shqip, ky projekt ishte një bashkëpunim midis Lirindja dhe Dylberizim.

Mirishahe Syla drejtoi panelin me të ftuarit/et:
Lura Limani – hulumtuese;
Blert Morina aktivist dhe pjese e kapitullit.
Lura ndau me ne metodat dhe të gjeturat e hulumtimit ndërsa Blerti rrëfeu pikëpamjen e të qenurit i dëgjuar, pas shumë kohësh.
E për krejt juve që nuk keni pasë mundësi me ardhë në promovim të hulumtimit, së shpejti do ju tregojmë se ku mundeni me e gjet kopjen fizike.

E qershia mbi tortë e ditës së dytë ishte nata kulturore në Pallatin e Rinisë.
Tu vallzu deri në mengjes, nën tigujt e muzikës së: Elise, Miss Bashful & DBBD dhe Private School Latina që kanë ardhë drejt prej Berlinit për me performu në PQF.


Ndërsa shfaqjet e filmave kanë fillu në Kino Armata, ju presim në mbylljen e edicionit të parë të festivalit Prishtina Queer Festival me Street Party te kafet e rakisë.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top