Tu e lexu qitash
Ni djalë me dy jetë

Ni djalë me dy jetë

18 – vjeç

Unë prej që jom kanë i vogël kom pas ma shumë shoqni çika po familja gjithë m’bërtitshin pse spo rrin ma shumë me djem se kanë me kesh hallku që po rrin ma shumë me çika. Unë s’ja kom ngu fort fjalt edhe ja nisën n’shkollë me m’bullizu për qit sen edhe kjo m’vrajke tepër. Qaq shumë m’ka vra sa që m’ka mshelë tepër shumë n’vete unë hala e e kom si tutë me dal ku ka shumë njerëz se tutna që ja nisin fjalt. Unë jom ni person që i jetoj dy jetë. Krejt njerzt që më njohin menojnë që jom straight e boj sene që i bon ni person straight, bohna kishe m’pëlqejnë çikat, e kur jom vet kthena n’botën tem tjetër që se njeh kurkush. Kthena n’atë botën ku jom 100% vetja e që m’kthehet gjithçka me ngjyra, po qet botë s’po guxoj kurkujt me ja kallxu se nëse ja kallxoj se kush jom, e di që ma s’pari familja ka me m’qitë prej shpisë, e shoqnia ka me mu largu. Edhe pse osht tepër e lodhshme e që ta prish trunin me i jetu dy jetë,s’po muj, s’po e kom forcën me ju kallxu kush jom në të vërtetë.eni tjetër osht që jom vet. Asni person n’shoqni teme se kom gej, bi, ose lezbike që me e çelë zemrën, po krejt i kom straight që s’guxoj me kallxu veten.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top