Tu e lexu qitash
Rusia aspiron të shpallë lëvizjen LGBTQ+ “Organizatë ekstremiste”

Rusia aspiron të shpallë lëvizjen LGBTQ+ “Organizatë ekstremiste”

Ministria e Drejtësisë në Rusi ka ngritur padi në Gjykatën Supreme për të njohur “lëvizjen sociale ndërkombëtare LGBTQ+” si një organizatë ekstremiste dhe të ia ndaloj aktivitetet brenda Rusisë, njoftoi Ministria më 17 nëntor.

“Mbishkrime dhe manifestime të ndryshme rreth orientimit ekstremist,  përfshirë shkelje të praktikave sociale dhe fetare, janë identifikuar në aktivitetet e lëvizjes LGBTQ+ që vepron në territorin e Federatës Ruse”, thuhet në mesazh.

Gjykata Supreme e Rusisë do ta shqyrtojë çështjen sot.

Se çfarë nënkupton ministria me “lëvizje” nuk është  aqë e qartë në padi. Komuniteti LGBTQ+ në Rusi tashmë vepron virtualisht pothuajse jashtë kuadrit ligjor dhe personat queer përballen në baza ditore me persekutim dhe ngacmim.

Kqyre edhe qito
Albin Kurti - Prishtina Pride

Mbikëqyrësi medieve ruse “Roskomnadzor” vendosi kritere për vlerësimin e informacionit rreth propagandave në lidhje me  komunitetin LGBTQ+. Diktatori rus Vladimir Putin më 5 dhjetor 2022, nënshkroi vendimin që ndalon plotësisht “propagandën e marrëdhënieve seksuale jo tradicionale” mes njerëzve të të gjitha moshave.

Artikulli fillimisht u publikua në News Yahoo dhe u publikua nga Dylberizm.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top