Tu e lexu qitash
Gjeje vetën, por mos e ngut vetën

Gjeje vetën, por mos e ngut vetën

Gjinia: Jobinar
Mosha: 16

Unë, jobinar, 16 vjet, kam pas probleme me pamjen dhe identitetin tem gjinor prej që e mbaj mend veten. Prej kur kam qenë fëmijë pak a shumë e kam ditë se nuk jam heteroseksual, dhe me atë jom pajtu, por shumë më ka pengu pyetja se çka jam? A jam djalë apo vajzë?

Kam ndryshu identitetin shumë shpesh, kam kalu në djalë trans, jam ndi okej deri dikur. Jam kthy në vajzë (seksin e caktuar në lindje e kam vajzë) por nuk jam ndi aspak rehat. Kam provu me qenë gender fluid, por thjesht shtonte shumë disfori në veten time. Edhe puna e përemrave ka pas shumë ndikim se qysh e kom pa veten, sepse nuk mund t’zgjedhja.

Kqyre edhe qito

Jam eduku më shumë rreth gjinisë dhe seksit, dhe kam ardhë në përfundim se mund të jesh e të paraqitesh në shumë mënyra të ndryshme, se qajo është e bukura e të qenurit vetja jote. Spektri i gjinisë dhe pamjes është shumë i gjerë dhe nuk je i detyrum me pas një përgjigjje se çka je bash tash. Është shumë e rëndësishme të marrësh kohë sa të duash, edhe nëse nuk ndihesh i sigurt me zgjedhjen gjithnjë mundesh me ndrru. Mendoj se e njëjta vlenë edhe për seksualitetin, sepse besoj se këto gjëra nuk janë aq të thjeshta dhe nuk mund t’i japësh një cak.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top