Tu e lexu qitash
Gjykata Supreme e Rusisë shpallë lëvizjen ndërkombëtare LGBTQ+ ‘Organizatë Ekstremiste’

Gjykata Supreme e Rusisë shpallë lëvizjen ndërkombëtare LGBTQ+ ‘Organizatë Ekstremiste’

Gjykata Supreme e Rusisë ka shpallur atë që e quajti  “lëvizje ndërkombëtare LGBTQ+” një organizatë ekstremiste dhe i ka ndaluar të gjitha aktivitetet e lidhura me të.

Seanca 4-orëshe është mbajtur me dyer të mbyllura ku të pranishëm ishin vetëm zyrtarët nga Ministria e Drejtësisë për të shqyrtuar procedurat dhe materialet e klasifikuara. RIA Novosti raporton se vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi historik i së enjtes është vendosur që t’i  dëmtojë më tej të drejtat e komunitetit LGBTQ+ në Rusi, të cilët janë përballur me një goditje më të rëndë  viteve të fundit, ndërsa Presidenti Vladimir Putin ka qëllim  të forcojë imazhin e tij si mbrojtës i vlerave tradicionale morale kundër Perëndimit liberal.

Dy javë më parë, Ministria e Drejtësisë, në faqen e tyre zyrtare tha se kishte nisur procedurat ligjore për të përcaktuar ‘lëvizjen sociale ndërkombëtare LGBT’ si një organizatë ekstremiste dhe për të kërkuar ndalimin e saj në Rusi. Ministria nuk dha detaje se çfarë nënkuptonte me “lëvizje”.

Në deklaratën e të enjtes, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha se “dënon” vendimin dhe paralajmëroi se ky vendim mund t’i lërë “anëtarët, punonjësit dhe njerëzit që angazhohen me organizata të tilla” në rrezik të akuzave penale dhe burgosje.

“Ky vendim ekspozon mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe këdo që mbron të drejtat e personave LGBTQ+ të etiketohet si “ekstremist” – një term që ka pasoja serioze sociale dhe kriminale në Rusi”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Türk.

Kqyre edhe qito

Homoseksualiteti u dekriminalizua në Rusi në vitin 1993, por homofobia dhe diskriminimi janë ende të përhapura.

Artikulli fillimisht u publikua në CNN dhe u përkthye nga Dylberizm.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top