Tu e lexu qitash
Nisma anti-LGBTQ+ në Gana, do të dëmtojë demokracinë e saj

Nisma anti-LGBTQ+ në Gana, do të dëmtojë demokracinë e saj

Ngjarjet e muajve të fundit kanë rritur frikën tek aktivistët për të drejtat e njeriut, tek dylberat, dhe aleatët e komunitetit LGBTQ+ në Gana.

Në tetor, policia ndaloi një person 30-vjeçar që posedontelodra seksi në një pikë kontrolli ku u ndalua dhe u kërcënua me burg. Policia kërkoi një ryshfet prej 500 CEDI (36 euro) për lirimin e tij, një shpenzim i paligjshëm dhe mizor, veçanërisht në kontekstin e vështirësive të rënda ekonomike.

Në shtator, autoritetet e një Shkolle të mesme në Akra e përjashtuan një nxënës 17-vjeçar mbi akuzat se ai ishte gej në një konvikt vetëm me djem. Sipas një aktivisti, hetimet e tyre zbuluan forma të tjera të akteve homofobike kundër nxënësit, duke përfshirë një kërcënim me vdekje, sepse ai dukej ‘më femëror’. Një peticion i organizuar nga aktivistë vendas u dërgua në zyrat arsimore të  Distriktit të Akra dhe rajoneve të Ganës, ku pas kësaj   ai u lejua të kthehej për t’u regjistruar për provimin e certifikatave të shkollës së mesme.

Një projektligj në parlament parasheh dënime më të rënda penale për aktivitetet e personave të të njëjtit seks, duke rritur dënimin maksimal nga tre në pesë vite burg  dhe duke zgjeruar kriminalizimin për të përfshirë këdo që identifikohet si LGBTQ+, apo si queer, si panseksual, aleat ose ndonjë tjetër identitet gjinor jokonvencional.  Ky projekltigj, nëse miratohet, gjithashtu do të ndëshkonte këdo që ofron mbështetje, financim ose që mbron publikisht të drejtat e pakicave seksuale dhe gjinore.

Në cilësinë e mëparshme si ligjëruese e shkencave politike, dikur citoja Ganën si një vend me qëndrueshmëri në Afrikën Perëndimore, ku sundonte sundimi i ligjit. Megjithatë, sfida të tilla si diskriminimi aktual kundër personave LGBTQ+, krahas pengesave të tjera, duke përfshirë nënpërfaqësimin e grave në politikë dhe tkurrjen e hapësirës qytetare, po rrezikuar historinë e suksesit të Ganës. Sot, ekziston një frikë e thellë midis mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe organizatave të shoqërisë civile që punojnë për drejtësinë sociale dhe diversitetin seksual dhe gjinor”, thotë Larissa Kojoué

Në fakt, personat LGBT në Gana janë përballur historikisht me abuzime serioze të të drejtave të njeriut, duke përfshirë dhunën fizike dhe psikologjike, zhvatjen dhe diskriminimin në jetën e tyre të përditshme. Shumë jetojnë në frikë të vazhdueshme se mos sulmohen vetëm për atë që janë. Megjithatë, që nga viti 2021, debati rreth Projektligjit të Promovimit të të Drejtave të Duhura Seksuale të Njeriut dhe Vlerave Familjare Gana 2021 ka rritur sulmet kundër personave LGBTQ+.

Në shkurt 2021, policia bastisi dhe mbylli një qendër të burimeve të komunitetit LGBTQ+, e cila, ndër të tjera, ofronte shërbime ndërhyrjesh me bazë në komunitet dhe informacion rreth HIV/AIDS. Që atëherë ka qenë gjithnjë e më e vështirë ofrimi i shërbimeve shëndetësore për grupet e margjinalizuara të prekura në mënyrë disproporcionale nga HIV dhe infeksione te tilla. Siç tha Nasser  – udhëheqës i komunitetit, për Human Rights Watch, , “Edhe hapësirat që ishin të çasshme më parë tani po na mbyllin dyert për shkak të asaj që po ndodh. Është jashtëzakonisht e vështirë të funksionosh siç duhet.

Që kur ligji u prezantua në qershor 2021, Rightify Ghana, një organizatë që avokon për pakicat gjinore dhe seksuale në Ganë, ka dokumentuar raste të shumta të njerëzve që janë dëbuar në mënyrë arbitrare nga shtëpitë e tyre. Sipas aktivistëve, Qiradhënësit thonë se po mbrojnë veten dhe familjet e tyre ose e përdorin këtë projektigj si pretekst për të rritur në mënyrë të padrejtë qiranë e personave LGBTQ+.

Disa anëtarë të parlamentit kanë promovuar në mënyrë aktive ndjenjat dhe praktikat kundër komunitetit LGBTQ+. Sam George, i cili e paraqet veten si një “i krishter karizmatik”, dhe tetë anëtarë të tjerë të Parlamentit nga partia e Kongresit Kombëtar Demokratik dhe Partia e Re Patriotike po bëjnë presion që të ligji anti-LGBTQ+ të miratohet para fundit të këtij vitit. Deklaratat, nga George dhe aleatët e tij, që pretendojnë se barazia seksuale dhe gjinore nuk janë të pajtueshme me kulturën afrikane, tërheqin mbështetjen e udhëheqësve fetarë dhe tradicionalë, dhe shumë ganezëve.

Por ata injorojnë me lehtësi statusin laik të Ganës dhe parimet afrikane si Ubuntu, dinjiteti, barazia, mos-diskriminimi, empatia, mbrojtja nga dhuna dhe kujdesi për njëri-tjetrin. Këto parime afrikane kanë formësuar betejat e Ganës për pavarësi dhe vazhdojnë të kontribuojnë në formimin  e një shteti demokratik.

Të njëjtat parime kanë bërë që vende të tjera afrikane si Mozambiku (2015), Botsvana (2019), Angola (2021), Gaboni dhe Mauritius (2022) të përmbysin ligjet e epokës koloniale që kriminalizojnë marrëdhëniet e personave të të njëjtit seks. Disa vende shkojnë më tej në respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut dhe jo vetëm miratojnë ligje kundër diskriminimit, por njohin martesat e të njëjtit seks, si Afrika e Jugut në 2006.

Parlamenti duhet ta tërheqë menjëherë projektligjin. Jo vetëm që nuk është në përputhje me detyrimet e Ganës për të drejtat e njeriut, duke përfshirë kushtetutën,  nxit frikë, urrejtje dhe dhunë ndaj bashkëqytetarëve ganez, por kalimi i tij do të ishte një kthesë anti demokratike dhe autoritare për Ganën.

Artikulli u publikua në HRW dhe u përkthye nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top