Tu e lexu qitash
Hera e parë, +18

Hera e parë, +18

M- 20 vjeç

E di që krejt i dojna shokt/shoqet e ngusht/a. Edhe mu n’fillim mu ka dokë shumë normale, derisa filloi që dashnia për shokun e ngushtë me u rrit tepër shumë. Thojsha vet me veti “thjesht po e du se e kam shok”, tu dashtë me ja mohu vetes ndjenjat tjera që i kam për to.

Ai osht ni djalë kaqurrel, me ngjyrën e trupit karamel, me ftyrën ma simpatike n’botë, që s’mundesh me shiku e mos me u dashuru nsytë e tij.

E kam shok që një kohë t’gjatë, na ka ra me nejt shumë, madje edhe netët me i bo me një dhomë.Kur e kom marrë vesh që dashnia jem për to osht ma ndryshe se qysh e mendon ai, jom tutë  që ai ka me u largu prej meje e as shokë s’kena me qenë. Diçka që ju kom tutë tepër shumë.

Po sidoqoftë, ndjenjat nuk mundem me i mshefë gjithë. Nji natë pëderisa ishim tu flejt në të njejtën dhomë m’del gjumi natën. I afrohna te koka edhe ja shikoj ftyrën e lezetshme, buzët e fryra që andërr e kisha me i puthë niher. Kadale afrona sipër ftyrës së tij, dhe bëj kinse jam duke e puthur.

Natën e dytë, i afrohem prapë, por kësaj radhe vendosi t’ja preki buzët. Ishte ndjenja ma e bukur ndonjëherë, kurrë s’kam shiju diçka ma të butë ma të ëmbël edhe ma t’nxehtë. Kisha dashur që koha të ndalej dhe të mbesim ashtu deri në pafundësi.

E mira ka qenë që ai e ka ditë që unë kisha dashtë me  puthë dhe ai me qëllim qëndron në atë pozitë (zgjuar dhe me vetdije), madje nuk reagon fare kur e puthi duke dashur që të zgjasë sa më shumë. Në mengjes më tregon se ai kishe ndjerë një ereksion natën në gjumë, dhe ishte lagur. Unë boj kinse nuk di asgjë, por ai m’tregon që ishte zgjuar dhe i kishte pelqyer tepër shumë ajo puthje.

Për fat të mirë në banjo kishte ujë të nxehtë dhe ai kërkon që të pastrohet. Mirëpo pasi e përfundon dushin, më thirrë kinse e ka harruar peshkirin, dhe kur futem e gjej komplet të zhveshur. Sytë e mi s’kishin pa diçka ma t‘bukur ndonjëherë. Ai m’afrohet pa thanë asgjë dhe me kap, e unë pa ndonjë hezitim i nënshtrohem çdo levizje të tij. Me puthjet vazhduam disa minuta pastaj kaluam në gjëra më të rënda dhe që s’i kishim berë kurrë, madje as me gjini të kundërt. Të dy pa përvojë hahaha.

Hera e parë ishte pak e vështirë, pak dhimbje por me shumë knaqësi. Sikur të përmbushë plotësisht kur ai ndodhet brenda meje. Sikur dua të fluturoj, ndjenja që nuk do i harroj kurrë.

Por sidoqoftë, edhe knaqësisë më të madhe i vjen fundi. Por ky fund ishte me frikë ngase të dy frikësoheshemi se nuk do ta përsërisim kurrë, nga turpi që patëm atë ditë.

Kqyre edhe qito

Aq shumë e shijuam, saqë premtuam që s’do të jetë hera e fundit.

Isha unë ai që e bëra hapin e parë, por ishte ai që me shtyu drejt limiteve të panjohura për mua, që tashmë i kisha arritur. E dashuroj me gjithë shpirt atë person, që më bën të lumtur vetëm prezenca e tij, e lëre më gjërat tjera.

Mirëpo kishim një problem, familjet dhe shoqëria nuk na pranojn ashtu. Duhet ta fshehim dashninë tonë, t’paktën ta shprehim kur jemi vetëm ne dy.

Po e përfundoj me kaq ngase e zgjata pakëz. Besoj do e shpalosi edhe pjesën e dytë pas një kohe, kur gjërat mes nesh do të jenë të rregulluara.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top