Tu e lexu qitash
‘’Blacklips’’, Kulti i performancave artistike queer i bashkëthemeluar nga ANOHNI në vitet 1990

‘’Blacklips’’, Kulti i performancave artistike queer i bashkëthemeluar nga ANOHNI në vitet 1990

Artistja ANOHNI dhe fotografi Marti Wilkerson na tregojnë hollësisht për një histori vizuele të performancave të Kultit të tyre Blacklips, një vatër punk në teatro, estetikë apokaliptike dhe në historinë queer.

Në fillim të viteve e 90-ta, për tre vite me radhë, çdo të hënë në mbrëmje në “Pyramid Club” në Avenue A në Manhattan, një grup artistësh të fushave të ndryshme  mblidheshin për një kohë shkurtër mirëpo efektive e të zjarrtë. I njohur si Kulti i Performancave Blacklips, grupi i mbretëreshave drag punk dhe studentë kanë performuar mbi 100 shfaqje origjinale që përfshinin storie horrori;  me Frankenstein dhe Jack the Ripper deri në oda të buta duke theksuar Marsha P. Johnson dhe Nina Simone. Kolektivi i avangardës funksionoi si një forum për artistët  e çdo brezi për t’u mbledhur dhe bashkëpunuar në artin ndezës. Blacklips ishte gjithashtu një vend themelor për artisten e muzikës pop dhe elektronike ANOHNI; ishte në Piramidë ku performoi për herë të parë këngët që do të publikoheshin në albumet e saj me Johnsons.

Psikodramat e ekzagjeruara dhe të nxehta të Blacklips pasqyronin një kornizë mendore specifike në mosbindje në Nju Jorkun queer në atë kohë, kur politikat kundër dylberave dhe kriza e SIDA-s po shkatërronin komunitetin e qytetit dhe homogjenizimi i ngushtë po përhapej edhe në mes të mbretëreshave drag. Ato erdhën gjithashtu pas akteve si Cockettes, të cilët hapën rrugën për shfaqjet konfrontuese të Blacklips, grimin dhe kostumet e përpunuara dhe përzierjen marramendëse të muzikës dhe teatrit. Megjithë një politike të rreptë pa kamera në shfaqje, anëtarët e mbijetuar të Blacklips – i cili u shpërbë në mars 1995 – mblodhën një tufë materialesh arkivore të tyre. 

ANOHNI dhe anëtari Marti Wilkerson, një fotograf dhe artist performues që iu bashkua Blacklips me emrin Lost Forever, filluan të rivlerësojnë kohën e tyre në grup me një sy drejt ruajtjes duke filluar pothuajse 10 vjet më parë, por projekti u përshpejtua gjatë ditëve të para të pandemisë. Së bashku, ata përpiluan mjaftueshëm materiale burimore parësore për të populluar Blacklips: Her Life and Her Many, Many Deaths, një material prej 400 faqesh i publikuar së bashku me një album shoqërues me regjistrime nga epoka. Libri është një zhytje e thellë në një kapitull madhështor, të paparë më parë të jetës së natës në Nju Jork, i mbushur me ese, vepra arti, foto filmash, skenarë të shkruar me dorë dhe një mori fotosh të çiltëra në prapaskenë.

Përmes një bashkëbisedimi në Zoom, ANOHNI dhe Wilkinson ndajnë një raport familjar prej vitesh të njohjes me mes vete, një fakt që bëhet shpejt i dukshëm gjatë bisedës. Rishikimi i kujtimeve nga vitet e Blacklips shpesh ngjall periudha të qeshura nga dyshja, të cilët thonë se kanë shpenzuar më shumë kohë për të bërë librin sesa në kolektiv. “Është një dëshmi e nivelit të produktivitetit,” shpjegon ANOHNI. “Nuk ishte vetëm puna e një personi, ishte puna e 15 njerëzve. U bë e qartë shumë shpejt duke parë këto video se nuk e dija se çfarë ishte Blacklips.

Kqyre edhe qito

Kjo ishte enigmë për mua.” Dyshja foli me Pitchfork për një përzgjedhje fotografish nga libri që tregon kolektivin alkimik në kulmin e tij: një komunitet i jetës së natës si në kohën e tij ashtu edhe jashtë, i ndërtuar si një strehë për shpirtrat rebelë për të provuar gjithçka.

Artikulli u publikua në Pitchfork dhe u përkthye nga Dylberizm.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top