Fitore historike: Gjykata e Japonisë vendos që një burrë trans ta ndryshojë gjininë pa sterilizim kirurgjik 

Javën e kaluar, gjykata japoneze miratoi ndryshimin ligjor të gjinisë së një burri transgjinor pa kërkuar më parë sterilizimin, duke shënuar një hap të madh për të drejtat e personave transgjnor në Japoni.

Siç raportohet nga gazeta japoneze The Mainichi, Takakito Usui, 50 vjeç, fitoi njohjen e gjinisë së tij përpara degës së Tsuyama të Gjykatës Familjare Okayama. Në vitin 2016, Usui ka bërë kërkesë për të ndryshuar gjininë e tij ligjërisht, por u refuzua sepse ai nuk ishte sterilizuar, siç kërkohej atëherë sipas ligjit japonez. (Apeli i Usuit u refuzua gjithashtu në vitin 2019.)

Në tetor, Gjykata Supreme e Japonisë hodhi poshtë ligjin e vitit 2003 që kërkonte për personat trans të sterilizoheshin përpara se të merrnin njohjen ligjore të gjinisë. Grupet e të drejtave të njeriut uruan vendimin, duke thënë se kërkesa e sterilizimit binte ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Të mërkurën, pas vendimit Usui – një fermer që jeton në Yamagata, në një konferencë shtypi tha “Dua të falënderoj familjen time. Ndjej se një jetë e re po fillon.E ndjeja se shoqëria ka ndryshuar dhe jam i emocionuar nga progresi që është bërë” shtoi ai. Japonia ende ndalon martesat e të njëjtit seks, që do të thotë se Usui së shpejti do të jetë në gjendje të martohet me partneren e tij prej shumë vitesh.

Edhe pse Gjykata Supreme vendosi kundër kërkesës për sterilizim vitin e kaluar, la të paprekura pjesë të tjera të ligjit të vitit 2003, “Akti për rastet e veçanta në trajtimin e statusit gjinor për personat me çrregullim të identitetit gjinor”. Për shembull, njerëzit trans duhet të “duken se kanë pjesë që i ngjajnë organeve gjenitale” të identitetit të tyre gjinor për t’u njohur ligjërisht. (Vendimi i Gjykatës Supreme të vitit të kaluar u kërkoi gjykatave të tjera të rishikonin nëse ai nen duhet gjithashtu të anulohej) Ligji gjithashtu kërkon që personi trans në fjalë të jetë i pamartuar dhe të mos ketë fëmijë nën 18 vjeç. Gjykata e Okayama-s rezultoi në përmbushjen e  kërkesave të mbetura nga Usui.

Rasti i Usuit është një moment historik, por nuk është hera e parë që një gjykatë japoneze lejon një ndryshim gjinie pa kërkuar sterilizim. Vitin e kaluar Gen Suzuki gjithashtu fitoi rastin e tij për ndryshimin e gjinisë, me Gjykatën Familjare Shizuoka që vendosi se “është e gabuar që shteti të detyrojë një operacion të padëshiruar”.

“Unë nuk mund të mos vë në dyshim nëse detyrimi për t’iu nënshtruar një trajtimi të tillë është i nevojshmëm apo racional,” shkroi gjykatësi i Shizuoka në vendimin e tij në atë kohë.

Artikulli u publikua në Them dhe u përthye nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top