Tu e lexu qitash
Futbollisti Josh Cavallo i propozon të dashurit në fushën e futbollit

Futbollisti Josh Cavallo i propozon të dashurit në fushën e futbollit

Mesfushori i Adelaide United, Josh Cavallo thotë se “është i lumtur ta ndaj këtë moment të veçantë në fushë” pasi ai i propozoi partnerit të tij në stadiumin Coopers.

Kur australiani Cavallo doli hapur si gej në vitin 2021, ai ishte i vetmi burrë futbollist profesionist që doli haptaz si  gej. 24-Vjeçari falënderoi klubin e A-League për ndihmën e tyre pas fejesës me Leighton Morrell. Ai tha se Adelaide ka siguruar “një hapësirë të sigurt në futboll” për të.

Cavallo postoi foto të propozimit të fejesës në rrjetet sociale në stadiumin ku luan që nga viti 2021. Ai shkroi: “Faleminderit Adelaide United që më ndihmuat në planifikimin e kësaj surprize.

“Përkrahja juaj e pafundme ka kuptim shumë për mua. Ju keni ofruar një hapësirë të sigurt në futboll, një hapësirë që nuk e kisha menduar kurrë në ëndrrat e mia se mund të ishte e mundur dhe më inkurajoi të jetoj çdo ditë të jetës sime në mënyrë origjinale.

“Për mua ishte e duhur të ndaja këtë moment të veçantë në fushë, ku filloi gjithçka”.

Cavallo postoi një video në mediat sociale në tetor 2021, në të cilën ai tha se ishte gej, duke thënë se ishte “gati të fliste për diçka personale për të cilën më në fund ndjehet rehat”.

Kqyre edhe qito

Postimi i tij frymëzoi lojtarin e Blackpool-it, Jake Daniels, të dilte hapur si gej në 2022. Daniels është i vetmi burrë gej futbollist profesionist në Mbretërinë e Bashkuar.

Në shkurt të vitit 2023 doli hapur si gej edhe mesfushori i Republikës Çeke, Jakub Jankto. 28-vjeçari luan në Itali për klubin e Serie A Cagliari.

Artikulli u publikua BBC dhe u përkthye nga Dylberizm.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top