Tu e lexu qitash
Gjermania miraton ligjin historik të vetë-identifikimit

Gjermania miraton ligjin historik të vetë-identifikimit

Më 12 prill, parlamenti i Gjermanisë miratoi një “Ligj të vetëvendosjes” që  personat trans dhe jobinarë 14 vjeç e lart ta kenë më të lehtë ta ndryshojnë ligjërisht emrin dhe gjininë e tyre.

Më parë, personat që dëshironin të ndryshojnë ligjërisht gjininë e tyre duhej të përballeshin me një ‘ligj transeksual’ 40 vjet të vjetër në Gjermani, i cili kërkonte që personat trans të merrnin vlerësime nga ekspertë mjekësorë “të njohur mjaftueshëm me problemet e veçanta të transseksualitetit”.

Ministri i Drejtësisë për Partinë Demokratike të Lirë, Marco Buschmann, i tha më parë televizionit gjerman ZDF se ai besonte se sistemi i vjetër ishte “shumë degradues”.

“Imagjinoni që ju … thjesht dëshironi të jetoni jetën tuaj dhe nuk i dëshironi askujt asgjë të keqe, dhe ju pyesin se cilat janë fantazitë e juaja seksuale, çfarë të brendshmesh vishni dhe gjëra të ngjashme,” tha ai.

“Ne thjesht duam ta bëjmë jetën pak më të lehtë për një grup të vogël për të cilin ka një rëndësi të madhe.”

Legjislacioni historik, i quajtur Akti i Vetëvendosjes, kaloi një vit në harresë ligjore, por tani më në fund është bërë ligj, me 374 deputetë që votuan pro, 251 kundër dhe 11 abstenuan dhe do të hyjë në fuqi në nëntor dhe nuk kërkohet miratimi nga Bundesrat, dhoma e lartë e parlamenti.

Kjo do të thotë se personat e moshës 14 vjeç e lart do të jenë në gjendje të ndryshojnë emrin dhe gjininë e tyre duke bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë në zyrën e gjendjes civile.

Megjithatë, ligji ka përcaktime për të miturit nga 14 vjeç e lart, që kërkon miratimin e prindërve ose kujdestarëve të tyre. Nëse prindërit e tyre nuk e miratojnë, moshat nën 18 vjeç mund t’i kërkojnë gjykatës familjare t’i kundërshtojë ata. Fëmijët nën 14 vjeç do të kërkojnë leje të qartë nga prindërit ose kujdestarët, të cilët do të duhet të bëjnë aplikimet në emër të tyre.

Cristian González Cabrera, një studiues i lartë për të drejtat e LGBTQ+ në Human Rights Watch, tha në një deklaratë: “Ndërsa politikanët popullistë në Evropë dhe më gjerë përpiqen të përdorin të drejtat trans si një problem politik, ligji i ri i Gjermanisë dërgon një mesazh të fortë se personat trans ekzistojnë dhe meritojnë njohje dhe mbrojtje, pa diskriminim.”

Artikulli u publikua në The Pink News dhe u perkthye nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top