Tu e lexu qitash
Grupet e të drejtave të njeriut dhe diplomatët dënojnë ligjin anti-LGBTQ+ të Irakut

Grupet e të drejtave të njeriut dhe diplomatët dënojnë ligjin anti-LGBTQ+ të Irakut

Grupet e të drejtave të njeriut dhe diplomatët kanë kritikuar një ligj të miratuar nga parlamenti i Irakut gjatë fundjavës, që do të vendoste dënime të rënda burgimi për personat gejë dhe transgjinorë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Matthew Miller, tha në një deklaratë se ligji i miratuar të shtunën “kërcënon personatmë të rrezikuar në shoqërinë irakiane” dhe “mund të përdoret për të penguar lirinë e fjalës dhe shprehjes”. Ai paralajmëroi se legjislacioni mund të largojë investimet e huaja.

“Koalicionet ndërkombëtare të biznesit kanë treguar tashmë se një diskriminim i tillë në Irak do të dëmtojë bizneset dhe rritjen ekonomike në vend,” tha ai.

Sekretari i Jashtëm britanez, David Cameron, e quajti ligjin “të rrezikshëm dhe shqetësues”. Megjithëse homoseksualiteti është tabu në shoqërinë kryesisht konservatore irakiane dhe liderët politikë kanë nisur periodikisht fushata kundër lëvizjes LGBTQ+, Iraku nuk kishte një ligj që e kriminalizonte atë në mënyrë specifike.

Ligji u miratua dhe u proklamua si një ndryshim në ligjin ekzistues të vendit kundër prostitucionit. Ligji vendosë një dënim prej 10 deri në 15 vjet burgim për marrëdhëniet me të njëjtin seks dhe 1 deri në 3 vjet burgim  për personat që i nënshtrohen ose kryejnë operacione të tranzicionit gjinor dhe për “praktikë të qëllimshëm të feminitetit”.

Gjithashtu ndalon veprimtarinë e çdo organizate që promovon “devijimin seksual”, duke vendosur një dënim prej të paktën shtatë vjetësh burgim dhe një gjobë prej10 milion dinarë irakianë (rreth 7000 euro.

Një draft i mëparshëm i ligjit kundër prostitucionit do të lejonte shqiptimin e dënimit me vdekje për marrëdhëniet e të njëjtit seks. Zyrtarët irakianë e kanë mbrojtur ligjin si mbështetës të vlerave shoqërore dhe e kanë portretizuar atë si ndërhyrje perëndimore.

Kryetari në detyrë i parlamentit irakian, Mohsen al-Mandalawi, tha në një deklaratë se votimi ishte “një hap i domosdoshëm për të mbrojtur strukturën e vlerave të shoqërisë” dhe “për të mbrojtur fëmijët tanë nga thirrjet pËr degjenerim dhe homoseksualizëm”.

Rasha Younes, një studiuese e lartë në programin e të drejtave të LGBTQ+ në Human Rights Watch, tha se miratimi i ligjit “vulos rekordin e tmerrshëm të Irakut të shkeljeve të të drejtave kundër personave LGBTQ+ dhe është një goditje serioze për të drejtat themelore të njeriut, duke përfshirë të drejtat për lirinë e shprehjes, privatësisë, barazisë dhe mosdiskriminimit”.

Një raport i publikuar nga organizata në vitin 2022 akuzoi grupet e armatosura në Irak për rrëmbim, përdhunim, torturim dhe vrasje të personave lezbike, gejë, biseksualë dhe transgjinorë pa u ndëshkuar dhe qeverinë irakiane për dështim për t’i mbajtur autorët përgjegjës.

Artikulli u publikua në The Guardian dhe u përkthye nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top