Dashni

Është interesante qenia njerëzore… Të lindësh, të jetosh dhe të gjykohesh.

Jom kanë veç 16 vjeçe. Ja nisa me “dalë prej vetës” qysh thojnë shumë njerëz që t’gjykojnë për atë që nuk mujnë me pranu te vetja.  Me veshë gjana “jo normale” për standardet e njerëzve, me u ly “për vëmendje” se qashtu thojnë, kur bon diçka që t’pëlqen e t’bon mu ni mirë.

Mendimet e njerzëve për mu ja nisën mu shtu. A është biseksuale a lezbike? Edhe kjo me dreqin koka? Mendime t’kota mendojsha. Po isha shumë gabim. Ata paskan vrejtë diçka te unë që unë nuk e paskam vrejtë?

Pas shumë gjesteve homofobike ndaj meje që i kam përjetu edhe pse jom konë n’lidhje me djem, e vrejta që njerzt kanë me t’gjyku pa marrë parasysh kush apo çka je! Pas ni kohe t’gjatë në lidhje me djem, e takova të dashurën që tash jom n’lidhje. Ni ndjenjë e çuditshme edhe kureshtare te unë. Kurrë nuk e dyshova n’vete se a jom gabim. Kërkush s’duhet me dyshu n’vete, vetëm pse “çka mendon hallku”.

Tash identifikohem si biseksuale. Jom me ni person që e kishim dhonë botën për njona tjetrën. Me dashtë e me u dashtë, miq t’dashtun, është pjesë që na bon vetvetja.

Për shqipet e mia që sot janë kundër njerzve që veç dashurojnë një gjini të njejtë, ju kisha propozu me lexu literaturë shqiptare rreth Transidentitetit dhe “virgjëreshat e përbetuara”.

Të mos gjykojnë djemt që veshin fustane se edhe veshjet tradicionale jugore e kan fustanin si pjesë kryesore të traditës. Në këtë “Pride Month” ju shperndaj t’gjithve shumë dashni, e shpresoj që në të ardhmen e afërt të gjithë t’i hjekin perdet nga sytë dhe t’pranojnë dashurinë ne formën ma të papërpunuar dhe reale!

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top