Tu e lexu qitash
Tirana feston dashninë dhe lirinë në paradën e krenarisë

Tirana feston dashninë dhe lirinë në paradën e krenarisë

Më 25 maj, rrugët e Tiranës u mbushën me ngjyra, muzikë e solidaritet për të shënuar Paradën e Krenarisë. Nën sloganin “Çdo ngjyrë, një familje” dhjetëra pjesëmarrës, përfshirë personat queer e aleatë, familjarë, aktivistë dhe përfaqësues institucionesh, përshkuan rrugët e Tiranës për të festuar diversitetin, për të promovuar barazinë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat LGBTQ+ në Shqipëri.

E organizuar nga organizatat shqiptare LGBTQ+, Parada e Krenarisë në Tiranë theksoi se dashuria dhe demokracia do të triumfojnë gjithmonë. Ngjarja u përcoll edhe me performancë nga drag queens, ku mysafire ishin edhe drag queens nga Kosova me një program të kuruar nga Kolektivi Hyjneshat.

Aleanca LGBT në deklaratën e publikuar në rrjete sociale thekson “Mes urrejtjes apo dashurisë, ne zgjedhim dashurinë. Mes zymtësisë së paragjykimeve, errësirës mesjetare të dhunës, apo dritës së demokracisë, ne zgjedhim demokracinë!
Ndaj sot teksa marshojmë, le të mos e harrojmë kurrë fuqinë e dashurisë. Dashuria për veten, dashuria për njëri-tjetrin dhe dashuria për një botë ku çdo individ mund të jetojë i lirë.

Që ne të dorëzohemi, do të thotë të fshihemi. Ndaj ne nuk do të dorëzohemi sepse ne kemi vendosur të mos fshihemi më! Ne do të vazhdojmë të luftojmë pa frikë, e pa u lodhur derisa të jemi të barabartë para ligjit, e ligji të jetë i barabartë për ne.”

Java e Krenarisë në Tiranë u mbajt mes datave 17 dhe 25 maj. Programi shumëngjyrësh përfshiu aktivitete të leximit feminist, shfaqje teatrale, puntori rreth teatrit queer, netë poetike e performanca drag.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top