Tu e lexu qitash
Homofobët vandalizojnë zyrën e organizatës QIKA
Nale Dheze

Homofobët vandalizojnë zyrën e organizatës QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, një organizatë feministe që lufton për barazi gjinore dhe të drejtat e njeriut, është vandalizuar nga persona të panjohur. Stafi i QIKA ka vërejtur në mëngjesin e sotëm se tabela me logon e organizatës jo-qeveritare është vadalizuar me sprej të zi. Koha e saktë dhe autorët e krimit nuk dihen mirëpo rasti është lajmëruar sot në Policinë e Kosovës.

Ky sulm dyshohet të vijë si pasojë e homofobisë, transfobisë dhe bifobisë të vazhdueshme që po ndodhë në Kosovë.

QIKA mbështet hapur personat LGBTIQ+ dhe në solidaritet me Javën e Krenarisë kanë vendosur flamurin LGBTIQ+ në ballkonin e tyre, njashtu gjatë ditës se djeshme kanë publikuar edhe një emision “Ngjyrat e dashurisë”, ku flitet mbi gjininë, seksualitetin dhe të drejtat e dylberave në përgjithësi.

“Në vazhdën e sulmeve homofobike, bifobike e transfobike ndaj personave LGBTIQ+ dhe mbështetësve, është sulmuar zyra e QIKA në Prishtinë.

Pas transmetimit të emisionit “Ngjyrat e dashurisë”, vendosjes së flamurit të komunitetit në ballkonin e QIKA-s, dhe raportimeve të vazhdueshme mbi aktivitetet e Javës së Krenarisë, persona të panjohur kanë vandalizuar me sprej me ngjyrë të zezë logon pranë zyrës së QIKA-s”, thuhet ne reagimin e QIKA-s.

Ndër të tjerash, QIKA shprehë se puna dhe angazhimi tyre për barazinë e lirinë e gjithësecilit/ës nuk do të ndalet.

“Ky është sulm ndaj medias dhe ndaj aktivizimit për të drejtat e njeriut. Homofobia nuk na ndalë. QIKA qëndron me dashurinë dhe lirinë e secilës e secilit për të qenë vetja”, shkruan QIKA.

Kujtojmë se ky nuk është sulmi i vetëm homofobik që ndodhi përgjatë Javës së Krenarisë. Në mëngjesin e datës 7 qershor zebrat e ngjyrosura me ngjyrat e ylberit në aksionin rrugor para Hotel Grand, u vandalizuan me mbishkrime homofobike, transfobike dhe bifobike, sulm i  cili u dënua edhe nga Avokati i Popullit. 

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top