Rrjeti i organizatave izraelite suspendohet prej ILGA-s, asociacionit botëror queer

Asociacioni Ndërkombëtar Lebike Gej Biseksual Trans dhe Interseks (ILGA) e ka suspenduar rrjetin e organizatave të Izraelit, The Aguda, për shkelje të kushtetutës së saj. Rrjeti më i madh botëror i organizatave për çështjet e dylberave ka vendosur po ashtu që konferenca botërore të cilën e mban për çdo vit të mos mund të mbahet në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv. “Vendimi u mor për tu siguruar që ta mbështesim plotësisht respektimin universal të të drejtave të njeriut, përfaqësimin e barabartë dhe eliminimin e barrierave për pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve – përfshirë edhe në konferencat tona”, thuhet në komunikatën e ILGA-s.

Mocioni emergjent i votuar për heqjen e kandidaturës së The Aguda përmend rrezikun për reputacionin e ILGA-s nëse Konferenca Botërore do të organizohej në Tel Aviv.

Në Kushtetutën e ILGA-s ndër të tjera përmendet “respektimi universal i të drejtave të njeriut”, Konventës Ndërkombëtare kundër Torturës (UNCAT), për Personat e Zhdukur me Dhunë (ICPPED) dhe asaj kundër të gjitha formave të diskriminimit racor (ICERD). Sipas ILGA-s, pezullimi i rrjetit izraelit Aguda lidhet me këto çështje. “Kandidatura për ta pritur Konferencën tonë të ardhshme Botërore në Tel Aviv nuk do të ecë përpara dhe nuk do të vihet në votim në Konferencën e ardhshme Botërore në Cape Town – Afrikë e Jugut, pasi u konstatua se është në kundërshtim me synimet dhe objektivat e ILGA World të përcaktuara në Kushtetutën tonë (3.1 dhe 3.2).

Bordi Botëror i ILGA po e shqyrton gjithashtu përputhshmërinë e Aguda-s me Kushtetutën tonë dhe ka vendosur ta pezullojë organizatën nga anëtarësia ta mundësuar këtë (shqyrtimin)”, shkruhet në komunikatën e ILGA-s. Anëtaret e The Aguda kanë shprehur mospajtim e zhgënjim lidhur me këtë vendim. Ata kanë thënë se vendimi nuk i kontribuon avancimit të të drejtave të dylberave në Izrael e as palestinezëve.

ILGA World që nga nisja e konfliktit vitin e kaluar ka bërë thirrje për respektim të dinjitetit të të gjithëve dhe ka shprehur shqetësim për sulmet në Palestinë, që siç ka shkruar, kanë shkaktuar vuajtje të mëdha, vdekje e shkatërrim të të gjithë rajonit. Rrjeti më i madh global queer ka dënuar edhe sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.

Burimet: ILGA, The Times of Israel

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top