Michael Stücke, bariu i kopesë së parë të deshve homoseksualë në botë

Fermeri Michael Stücke po kujdeset për 21 desh të lezetshëm homoseksualë, leshi i të cilëve përdoret për të bërë veshje që i ndihmojnë kauzave LGBTIQ+. Këta desh homoseksualë janë bërë yje.

Një tufë prej 21 deshve në një fermë në Löhne të Rhine-Westphalia-s në veri të Gjermanisë janë bërë të famshëm përmes një marke mode të quajtur Rainbow Wool, që prodhon kapele, arna dhe lidhëse këpucësh nga leshi i yjeve të me gëzof.

Për më tepër, fitimi i shkon tërësisht për kauzat e dylberave. Që nga fillimi i projektit, telefoni i bariut Michael Stücke bie pa të ndaluar. “Javët e fundit, nuk ka pasur ditë që nuk kam dhënë intervistë. Numri i kërkesave që marrim për momentin është bombastik”, thotë fermeri 51-vjeçar. Stücke, anëtar i Rrjetit Gayfarmer në Gjermani, është vetë dylber dhe jeton në fermë me burrin e tij.

Artikulli u publikua në Gay Community News (GCN) dhe u përkthye nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top