Mbi 10% e nxënësve të shkollave të mesme australiane deklarohen dylbera

Më shumë se një në 10 adoleshentë australianë identifikohen si homoseksualë, biseksualë, panseksualë ose aseksualë, ka zbuluar një studim për nxënësit e shkollave të mesme. Autorët e studimit që zbuluan se 12 për qind e nxënësve të klasës së tetë identifikohen si dylbera, thonë se rezultatet e tregojnë nevojën urgjente për shërbime mbështetëse.

Studiuesit anketuan 6.388 nxënës të klasës së tetë, prej vitit 2019 deri në 2021, duke gjetur se 12 për qind e adoleshentëve raportuan seksualitet divers, ndërsa 3.3 për qind u identifikuan si persona me gjini diverse. Gjetjet, siç thonë autorët e studimit, nxjerrin në pah “nevojën urgjente” për shërbime mbështetëse në shkolla dhe mjedise të kujdesit shëndetësor për të zbutur rrezikun në rritje të stigmës, diskriminimit dhe dhunës.

Artikulli u publikua në The Guardian dhe u përkthye nga Dylberizm.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top