Tu e lexu qitash
Dhjetëra mijëra njerëz në Hungari sfidojnë ndalimin për të marshuar në Budapest Pride

Dhjetëra mijëra njerëz në Hungari sfidojnë ndalimin për të marshuar në Budapest Pride

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar për të drejtat LGBTQ+ në kryeqytetin hungarez, Budapest, duke sfiduar një ndalim të qeverisë dhe urdhrat e policisë, në një nga shfaqjet më të mëdha të kundërshtimit ndaj Kryeministrit Viktor Orban.

Të shtunën organizatorët vlerësuan se deri në 200,000 njerëz morën pjesë në Paradën e 30-të vjetore të Krenarisë në Budapest, e cila u ndalua në mars nga partia qeverisëse populiste e krahut të djathtë e Orbanit.

Tubimi filloi në Bashkinë e Budapestit dhe kaloj nga qendra e qytetit përpara se të kalonte Urën Erzsebet të kryeqytetit mbi lumin Danub. Turmat valëvitnin flamuj ylberi dhe mbanin pankarta që tallnin Orbanin.

“Liria dhe dashuria nuk mund të ndalohen”, shkruhej në një poster të vendosur pranë Bashkisë. 

“Askush prej nesh nuk është i lirë derisa të gjithë të jenë të lirë”, shkruhej në një pankartë tjetër.

Amnesty Hungaria tha në X se eventi ishte “lehtësisht marshimi më i madh” i Krenarisë në historinë e Hungarisë dhe gjithashtu “ndoshta protesta më e madhe ndonjëherë”.

Zoltan, një protestues 66-vjeçar, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte krenar që ishte gej dhe “shumë i frikësuar se qeveria do të na rrëzojë”. Protestuesi, i cili dha vetëm emrin e tij të parë, shtoi: “Jam shumë i befasuar që ka kaq shumë njerëz, sa dua të qaj.”

 Blanka Molnar, tha se ishte “një ndjenjë fantastike” që më shumë njerëz kishin marrë pjesë në marshin e Krenarisë se kurrë më parë, pavarësisht se ishte i jashtëligjshëm. Ajo tha se ishte “gjithnjë e më e rëndësishme” për hungarezët, “madje edhe ata që nuk kanë qenë kurrë në Paradë të Krenarisë më parë”, të kundërshtonin politikat e qeverisë.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat LGBTQ+, por edhe me të drejtën për t’u mbledhur dhe për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe për të mos lejuar [qeverinë] të na shtypë”, i tha ajo agjencisë së lajmeve Associated Press.

Disa njerëz u mblodhën gjithashtu përgjatë rrugës për të protestuar kundër të drejtave LGBTQ, në protesta ë thirrura nga grupe të ekstremit të djathtë, njëra prej të cilave paraqiste një kryq druri të zbukuruar me mesazhe proteste.

Eventi i së shtunës erdhi pasi partia Fidesz e Orbanit në fillim të këtij viti ndryshoi ligjet dhe kushtetutën për të ndaluar festimin vjetor. Qeveria e Orbanit ka argumentuar vazhdimisht se legjislacioni mbron vlerat tradicionale familjare dhe mbron fëmijët.

Ndërsa kryeministri është inkurajuar nga ofensiva anti-diversitet e Presidentit Donald Trump në Shtetet e Bashkuara, iniciativat e tij kanë shkaktuar protesta në vend dhe dënim nga Bashkimi Evropian dhe grupet e të drejtave të njeriut.

Udhëheqësi nacionalist tha të premten se  policia nuk do ta “shpërndajë” edicionin e 30-të të marshimit të Krenarisë, ata /ato  që morën pjesë duhet të jenë të vetëdijshëm për “pasojat ligjore”.

Organizatorët e paradës rrezikojnë deri në një vit burg, dhe pjesëmarrësit mund të përballen me gjoba deri në 500 euro (580 dollarë).

Autoritetet instaluan gjithashtu kamera shtesë në të gjithë qendrën e qytetit para marshimit dhe pritej të përdornin mjete për njohjen e fytyrës për të identifikuar njerëzit që merrnin pjesë në këtë event e ndaluar.

Megjithatë, kryetari i komunës së Budapestit, Gergely Karacsony, këmbënguli se asnjë pjesëmarrës nuk mund të përballet me ndonjë hakmarrje pasi marshimi – i bashkëorganizuar këtë herë nga Komuna – është një event komunal dhe nuk kërkon miratimin e policisë.

Karacsony më vonë vuri në dukje pjesëmarrjen e madhe në një postim në mediat sociale dhe falënderoi Orbanin “për reklamimin për një shoqëri më tolerante”.

Kreu i opozitës, Peter Magyar, tha gjithashtu në Facebook se qeveria “nuk shënoi një gol, por një autogol të madh me përpjekjen e tyre për të ndaluar eventin e sotëm”.

Më parë këtë javë, shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, u bëri thirrje autoriteteve hungareze të anulojnë ndalimin.

Tridhjetë e tre vende gjithashtu kanë folur në mbështetje të marshimit.

Burimi: AlJazeera

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top