Tu e lexu qitash
Betohet kryeministri i parë gej i Holandës, kujdestar i Mujës të adoptuar në Kosovë

Betohet kryeministri i parë gej i Holandës, kujdestar i Mujës të adoptuar në Kosovë

Rob Jetten, një burrë gej i deklaruar hapur, është zyrtarisht kryeministër i Holandës. Ai është personi i parë LGBTQ+ që mban këtë post.

Jetten u betua zyrtarisht nga Mbreti Willem-Alexander në Pallatin Huis ten Bosch në Hagë të hënën më 23 shkurt.  

Në moshën 38-vjeçare, Jetten është gjithashtu kryeministri më i ri në histori të vendit. 

“Krenar që po e bëjmë këtë së bashku,” shkroi Jetten në një postim në Instagram. “Në një fazë të re, me përgjegjësi të madhe dhe mbi të gjitha me një premtim të përbashkët për të punuar për të gjithë në Holandë.”

Ai është anëtar i partisë centriste Democrats 66 dhe bëri fushatë mbi politikat klimatike, strehimin e përballueshëm dhe rikthimin e besimit në qeveri. 

Sipas Gay City News, koalicioni i Jetten planifikon të rrisë shpenzimet ushtarake për të arritur objektivin e NATO-s, të ndjekë një politikë të rreptë mbi azilin dhe imigracionin, dhe t’i financojë shpenzimet ushtarake duke ulur buxhetin për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale.

Fushata e Jetten u përqendrua në mesazhin “Yes we can”, ku partia e tij pro-BE D66, fitoi zgjedhjet e tetorit, duke mposhtur me pak diferencë partinë populiste të ekstremit të djathtë Party for Freedom (PVV), të udhëhequr nga Geert Wilders.

Për të formuar koalicionin e ri, D66 u bashkua me të djathtën qendrore të Kristiandemokratëve dhe partinë e djathtë VVD, duke mbajtur vetëm 66 nga 150 ulëset në Dhomën e Poshtme.

“Mendoj se tani i kemi treguar pjesës tjetër të Evropës dhe botës se është e mundur të mposhten lëvizjet populiste nëse bën fushatë me një mesazh pozitiv për vendin tënd,” tha ai nëntorin e kaluar.

Holanda zakonisht udhëhiqet nga koalicione me shumicë, por skena politike shumë e ndarë e ka bërë gjithnjë e më të vështirë formimin e tillë. Koalicioni i ri nuk ka shumicë edhe në Senat, që do të thotë se do t’i duhet mbështetja e opozitës për të miratuar ligje kyçe.

Jetten është i fejuar me lojtarin olimpik të hokejit, Nico Keenan, dhe në vitin 2024 postoi se së shpejti do të jenë “Mr&Mr”. 

“Mendova se ishte koha. Jemi shumë të lumtur së bashku.”

Krahas kësaj, Rob Jetten është kryeministri i parë holandez që ka adoptuar qen nga Kosova. 

Siç ka bërë të ditur holandezi që jeton në Kosovë, Stefan van Dijk, Jetten e gjeti qenin endacak, Muja, rreth 12 vjet më parë të lënduar gjatë një vizite në Kosovë dhe vendosi ta adaptojë. 

“Muja me të vërtetë ka sjellë strukturë dhe ritëm në jetën time”, ka thënë kryeministri holandez.

Kqyre edhe qito
Members of the trans and non-binary community in Bogota, Colombia gather in 2021 prior to a Pride dance.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top